Dekanja Aida Alla, keyspeaker në Konferencën e IV-të Ndërkombëtare Shkencore të Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

10 Qershor 2019

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Kolegjit AAB, për herë të tretë ishte partner në Konferencën e vjetore Ndërkombëtare Shkencore për Mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja dhe Studimeve Kulturore, të organizuar nga Fakulteti i Edukimit, UAMD. Konferenca shërbeu si një vendtakim në mes të më shumë se 50 pjesëmarrësve të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore.

Kolegji AAB u përfaqësua nga dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Dr. Aida Alla, e cila në cilësinë e folësve kryesorë u paraqit me një kumtesë në seancën plenare, me titull “Diglosia dhe fenomene të tjera gjuhësore në gjuhën e reklamave: konteksti i Kosovës”.

Në fjalën e saj të rastit, dekanja Aida Alla u shpreh se partneriteti në mes Kolegjit AAB dhe UAMD-së është tashmë një partneritet i konsoliduar, i cili ka dhënë fryte të dukshme në fushën e bashkëpunimit shkencor dhe avancimit të metodave bashkëkohore në fushën e mësimdhënies dhe në atë të hulumtimit shkencor.

Prof. Alla në fjalën e saj uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe i ftoi publikisht të gjithë pjesëmarrësit që të marrin pjesë në konferencën e radhës të organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Kolegji AAB, e cila do të mbahet më 7 shtator 2019, në Kolegjin AAB.

 

 

Share: