Gjatë kësaj jave, Kolegji AAB mirëpriti një seri aktivitetesh akademike të zhvilluara nga delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Schmalkalden, Gjermani, i përbërë nga Dr. Paul Voerkel, M.Eng. Venkata Prashanth Uppapalati, Prof. Dr. Kurt Englmeier dhe Prof. Dr. Frank Schödel.
Në kuadër të vizitës, u organizuan katër sesione me studentët e Kolegjit AAB, duke trajtuar tema bashkëkohore nga fushat e shkencave kompjuterike, robotikës dhe teknologjisë, si dhe takime informuese të hapura për studentë nga disiplina të ndryshme.
Këto aktivitete ofruan një mundësi të vlefshme për shkëmbim njohurish, diskutime interaktive dhe njohje me perspektivat ndërkombëtare në fushat akademike dhe profesionale.
Angazhimi i delegacionit gjerman kontribuoi në pasurimin e përvojës akademike të studentëve dhe në forcimin e dimensionit ndërkombëtar të Kolegjit AAB.


