E diplomuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv, Diellza Musaj tashmë është e punësuar pikërisht në institucionin ku mori dijen dhe njohuritë profesionale, në Kolegjin AAB.
Diellza tregon rrugën për tek suksesi duke u shprehur se: “Studimet, profesorët dhe stafi në AAB janë udhëzuesit kryesorë për arritjen time profesionale. Bashkëpunimi dhe komunikimi me profesorët dhe stafin gjatë studimeve përbëjnë punë, përkushtim dhe profesionalizëm”.
Diellza inkurajon të gjithë studentët e rinj që synojnë të studiojnë gazetarinë, të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që ofron AAB për studentët në fushat përkatëse.
“Stafi akademik, shërbimet administrative, infrastruktura dhe kushtet në Kolegjin AAB janë mundësi për të mos u humbur. Në fushën profesionale praktikat janë pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme në secilin program studimor në Kolegjin AAB, andaj kjo e bën më të mirin institucion”.
Kolegji AAB edhe më tutje mbetet institucion lider në vend, ku përveç studimeve cilësore ofron qasje të lehtë për tregun e punës.