Studiuesi dhe diplomati francez Xavier Rouard mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

30 Maj 2023
French diplomat Xavier Rouard gives a lecture to the students of AAB College

Studiuesi Xavier Rouard njëherazi edhe diplomat në Ambasadën e Francës në Kosovë, ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB. Tema e kësaj ligjërate ishte “The true story of Asterix the Gaul and Balkan peoples from Central Asia to Europe” në kuadër të lëndës “Leksikologji dhe etimologji”.

Kjo ligjëratë bazohej në studimet e mëparshme të hulumtuesit Xavier Rouard të cilat i prezantoi për studentët ku pati të dhëna interesante për lidhjen e gjuhëve indo-evropiane përfshirë edhe gjuhën shqipe, me gjuhët e Lindjes së Mesme.

Ligjërata nxiti diskutime, pyetje dhe interesim nga studentët për ligjëruesin dhe temën.

Share: