Diplomoi kandidati i parë në studimet master, në Fakultetin e Psikologjisë në AAB

14 Qershor 2018

Studenti Veton Rruka, është kandidati i parë në studime master në Fakultetin e Psikologjisë, i cili ka mbrojtur me sukses të dalluar temën e diplomës së masterit në këtë fakultet.

Veton Rruka ka punuar në temën: “Ndikimi i Inteligjencës emocionale në raport ndërmjet angazhimit në punë dhe perfomancës tek mësimdhënësit, kujdestarët e klasave (VI-IX)”, të cilën e mbrojti para komisionit të përbërë nga: Dr. Afërdita Ahmeti – kryetar, PhD. Mimoza Telaku – mentor, Prof. ass. Dr. Tahir Latifi – anëtar.

Hulumtimi ka sjellë risi duke shpalosur të dhëna të shumta që për herë të parë na ofrohen të shkruara në gjuhën shqipe. Kandidati u vlerësua me sukses të dalluar për punën e bërë gjatë hulumtimit dhe për prezantimin para komisionit dhe të pranishmëve të tjerë.

Kandidati Rruka me këtë rast falënderoi mentorët dhe të gjithë stafin akademik të Fakultetit të Psikologjisë që sipas tij ishin tejet bashkëpunues gjatë gjithë kohës së këtij hulumtimi. Ai potencoi se ky hulumtim shkencor do t’i ndihmojë të përvetësojë më tej bazën solide të njohurive në Shkencën Psikologjike.

Share: