Editorial

7 Dhjetor 2016

Ky numër i ri revistës Thesis, me ISSN dhe Bord Ndërkombëtar i Kolegjit AAB, përmban punime nga fusha të ndryshme studimore, si: gjuhësi, metodikë, arkitekturë etj.

Revista hapet me punimin e autores Manjolla Lubishtani, që trajton kontributin e gjuhëtares së njohur Agnia Desnickaja lidhur me të folmet kalimtare në gjuhën shqipe.

Punimi i radhës është i autorit Avni Islami, në të cilin bëhet fjalë për rolin e parafjalëve dhe vështirësitë që paraqesin ato në mësimin e gjuhës angleze.

Më pas, punimi i autorëve Sejdi Sejdiu dhe Aida Alla është rezultat i projektit të realizuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze të AAB-së, lidhur me ndikimin leksikut anglez në gjuhën e mediave në Kosovë.  

Nga fusha e metodologjisë së mësimdhënies vjen punimi i autorit Mustafa Erdem, në të cilin bëhet fjalë për idetë mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë.

Më radhë vjen punimi nga fusha e arkitekturës që ka të bëjë me urat në Bosnje e Hercegovinë që nga Perandoria Osmane. Ky punim është prezantuar më parë në një konferencë shkencore ndërkombëtare, e mbajtur në Kolegjin AAB.

Revista mbyllet me esenë e autorit Bajram Kosumi që trajton poezinë në shekullin 21, sipas të cilit, të shkruash poezi në këtë kohë është sikur ta sfidosh gjithë modernitetin.

Masar Stavileci,
kryeredaktor

Share: