Ëndrra e një pianisteje të re nga Gjilani

22 Mars 2017

Intervistë me Fatjona Maliqi

Emra të rinj dhe talentë të shkëlqyeshëm  në fusha të ndryshme të artit në Kosovë, po e pasurojnë edhe më shumë kulturën në vendin tonë. Fatjona Maliqi, vetëm 17 vjeçare, ka arritur të fitojë çmime të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Që nga mosha 6 vjeçare ka filluar të luajë në piano dhe sot njihet si pianiste e re. Çmimin grand prix- çmimi kryesor në garat internacionale në Prishtinë”Pianisti I ri 2013”. Ajo nuk ka mundur të marrë pjesë në një festival në Rusi për shkak të problemeve që ka Kosova, por ëndërron të bëhet një pianiste që do të performojë në tërë botën. 

Kur ke filluar të merresh me muzikë klasike dhe cili është instrumenti që luani?
Unë kam filluar të merrem me muzikë që nga mosha 6 vjeçare dhe instrumenti që luaj është piano.

Ku dhe me kë studioni pianon?
Unë bazat e muzikës dhe pianos i kam marrë te profesori Isa Jakupi, fillova në qershor të vitit 2003 deri në qershor të vitit 2008, pastaj kam vazhduar me profesorin Visar Osmani në shtator të vitit 2008 e deri më tani.

Në cilën shkollë jeni?
Unë ndjek Shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan, jam nxënëse shembullore dhe jam në klasën XII/2 – drejtimi instrumental, ku bëjnë pjesë pothuajse të gjitha lëndët që janë në gjimnaz si dhe lëndët e muzikës.

Kur ka qenë paraqitja juaj e parë skenike dhe a keni qenë pjesëmarrëse e ndonjë gare?
Paraqitja ime e parë skenike ka qenë në maj të vitit 2004, në garat e dyta internacionale të muzikës klasike, Ars Kosova 2004. Unë kam qenë pjesëmarrëse në shumë gara të ndryshme të muzikës klasike internacionale dhe nacionale në Kosovë dhe vende të tjera, që nga viti 2004 e deri në këtë vit d.m.th. çdo vit.

A ke fituar ndonjë çmim?
Unë kam qenë fituese e çmimeve të ndryshme, ndër to do i veçoja çmimin grand prix- çmimi kryesor në garat internacionale në Prishtinë,”Pianisti i ri 2013”, plus çmimi i parë, çmimi absolut në garat internacionale të muzikës Ars Kosova 2010, plus çmimi grand prix “Kosovo the Young Europeans”, çmimi i dytë në garat botërore të muzikës klasike në Itali për kategorinë time,viti 2010, çmimi i Virtuozitetit, çmimi Suna Sait, çmimi 100 vite pavarësi etj gjithashtu fituese e shumë çmimeve të para,të dyta dhe të treta.
Gjithashtu në vitin 2013 jam përzgjedhur që të jem pjesëmarrëse në festivalin botëror në Rusi “Moscoë meet friends” 2013, si përfaqësuese e vendeve të Ballkanit, mirëpo nga pamundësia e marrjes së vizës nuk munda të shkoj.

Sa ka qenë e rëndësishme pjesëmarrja në Rusi?
Kjo pjesëmarrje në Rusi ka qenë e një rëndësie të madhe për mua kur dihet se Rusia njihet si djep i muzikës klasike. Pastaj në këtë konkurs janë përzgjedhur talentet më të njohur nga gjithë bota. Përzgjedhja është bërë nga një juri profesionale Ruse, ku ata konkurruesit i kanë vlerësuar duke u bazuar në performancat të cilat është dashur t’u dorëzohen atyre përmes internetit, në rastin tim performancën e kam dërguar në YouTube (My performances for Applying at “Moscoë Meet Friends 2013”) – Fatjona Maliqi në kohë zgjatje 30 minutash,si dhe CV – n time.
Për këtë ngjarje kanë qenë të njoftuara të gjitha autoritetet që nga Presidentja e Kosovës, kryeministri, ministrat etj.,si dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kush e bëri ndarjen e çmimeve në garat që ke qenë pjesëmarrëse?
Në të gjitha garat e muzikës klasike ekziston juria profesionale që merret me përzgjedhjen e më të mirëve prej të mirëve.

A keni pasur prezantime personale-koncerte?
Unë kam qenë pjesëmarrëse e koncerteve të ndryshme, mirëpo do veçoj koncertet që do i mbaj më 8.10.2014, dy koncerte brenda një dite me orkestrën Gjermane në Dinkelsbühl të Gjermanisë ku do luaj Rhapsody in Blu-Gershëin dhe koncerti i vitit të ri më 11.01.2015 në Duren të Gjermanisë me orkestrën Gjermane që do luaj koncertin e Griegut.

Cili është kompozitori i preferuar?
Unë nuk mund të veçoj vetëm një kompozitor sepse i dua të gjithë, ndër ta janë Johan Sebastian Bach, Ludwig Van Bethoven, Wolfgang Amadeus Mozart, Franc Liszt, Frederic Chopin, Debusy,Gershëin, Grieg etj.

Kush ishin dhe kush janë përkrahësit tuaj në rrugëtimin e pianos?
Përkrahësit e mi janë prindërit që gjithmonë më përkrahin, familja, shoqëria, profesorët dhe shteti.

Çfarë rrugë të kanë hapur çmimet?
Çmimet më kanë hapur shumë rrugë në karrierën time si pianiste, sepse me fitoren e çmimit “Pianisti i ri 2013”unë jam përzgjedhur që të luaj me orkestrën Gjermane në shumë koncerte nga profesori Heribert Koch, i cili është njëri nga presidentët e EPTA Gjermani (Europian Piano Teachers Association)

Çfarë presim nga ju në të ardhmen?
Ëndrra ime është që të bëhem një pianiste e madhe dhe të performoj në tërë botën

Intervistoi: Kosovare Gashi

Share: