Takim konsultativ për rishikimin e programit BA në Gjuhë Gjermane me profesorin nga Universiteti i Schmalkalden  

4 Maj 2026

Profesorët nga Departamenti i Gjuhës Gjermane në Kolegjin AAB, Armend Bytyqi, Miradije Miftaraj Bytyqi, Mejreme Gashi dhe dekania Aida Alla, zhvilluan një takim konsultativ me Dr. Paul Voerkel, Shef i Divizionit në Zyrën Ndërkombëtare dhe në Qendrën për Mësim Ndër në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Schmalkalden. 

Diskutimi u përqendrua në rishikimin e programit BA në Gjuhë Gjermane, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së kurrikulës dhe përafrimin e saj me standardet bashkëkohore akademike dhe profesionale.

Dr. Voerkel, i cili ka mbi 15 vite përvojë të gjerë në hartimin e kurrikulave për mësimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj, ndau njohuri të vlefshme dhe praktika më të mira, duke ofruar gjithashtu këshilla praktike për organizimin dhe zhvillimin efektiv të mësimit në formë hibride.

Takimi ofroi një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim idesh dhe për forcimin e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të programit si dhe mundësi për mobilitet të stafit dhe të studentëve.

Share: