Shtëpia e të moshuarve në Istog, shembull i kujdesit ndaj moshës së tretë

23 Mars 2017

Në duar mbante një filxhan, që brenda kishte një kafe të zezë, duart filluan t’i dridheshin teksa filloi të më rrëfente historinë e jetës së saj.
“Jeta është vetëm vuajtje’’ pëshpëriste ngadalë një shtatshkurtër e me flokë të thinjura, teksa qëndronte e ulur në një shtrat dhe hapi zemren të më tregojë përjetimet e saj. Florie Shllaku është motra e pestë në familjen Shllakun ga Gjakova. Verën që shkoi thotë se mbushi 67 vjet. Dhimbjet e saj filluan që nga lindja kur kishte probleme me unazat e qafës dhe shpinës. Ajo jetoi me prindërit e saj, motrat dhe vëllanë, por jeta e saj ndryshoi kur prindërit i vdiqën. Floria mbeti nën kujdesin e të vëllait. Vëllai i është martuar, ka krijuar familje, dhe ashtu siç di jeta të na godet fortë edhe vëllai thotë se është sëmurë, çka e bëri të pamundur kujdesin e mëtutjeshëm për motrën e tij. Floria duke parë dhimbjet e vëllait, gjendjen e tij të keqe shëndetësore vendosi të largohej nga shtëpia, duke kërkuar kujdes diku tjetër, edhe pse zemra e mendja i rrinte gjithmonë të vëllai dhe shtëpia në të cilën ishte rritur. Siç tregojnë në qendër, Floria braktisi shtëpinë ku ushqehej nga dashuria e vëllait, nga kujdesi dhe respekti që kishin për të. Dhe dyert që i gjeti të hapura ishin dyert e shtëpisë për të moshuar në Istog. Shumicën e kohës e kalojnë gjumë, ndonjëherë me zihet fryma, ndihem e lodhure shumë e vetmuar. Por prapë se prapë kujdesi në këtë shtëpi e stafit udhëheqës dhe dashuria e tyre, më bëjnë të harroj vuajtjet e mija, tregon Floria.

Drejtori i qendrës për përkujdesje sociale në Istog, Lorenc Gegaj,tha se më shumë për këtë shtëpi, pra shtëpia e komunitetit është shtëpi për personat e moshuar, pa përkujdesje familjare. “kriteret për vendosjen në këtë shtëpi janë: Mosha mbi 65 vjeç, të jetë banor i Kosovës, të mos këtë sëmundje mendore dhe infektuese, të mos këtë fëmijë biologjikë’’ tha drejtori.
Ecuria e pranimit të banorit të ri, prej nga vjen banuesi duhet të orientohet të shkojë të bëjë aplikimin në Qendrën për Punë Sociale, si orientim i parë. Pastaj të zhvillohen procedurat të tjera të rregullta. Raporti i Qendrës së Punës Sociale dërgohet në Departamentin e Mirëqenies Sociale dhe i nënshtrohet një paneli nga Departamenti i Mirëqenies Sociale, dhe në afatin prej 30 ditëve duhet të dalë qëndrimi për pranim dhe mos pranim. Shërbimet në këtë shtëpi, si ushqimi, terapia dhe veshmbathja, ofrohen për 24 orë .
Për afat të pacaktuar banori përfiton dhe gëzon të gjitha të drejtat e parapara, sipas aktvendimit dhe udhëzimeve administrative për persona të moshuar. Me rastin e vdekjes së banorit, shtëpia e komunitetit për persona të moshuar i kryen të gjitha procedurat e varrimit. Përgatitja e kufomës bëhet sipas zakoneve familjare. Të moshuarit në ketë shtëpi, mund të vizitohen nga të afërmit e tyre.
Të gjitha shpenzimet në këtë shtëpi kryhen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kjo shtëpi ka kapacitet për 20 persona, për momentin në këtë shtëpi janë 13 persona të moshës së tretë, 6 femra dhe 7 meshkuj. Mesazhi që përcillet nga kjo shtëpi është që të dëgjohet zëri i të moshuarve më shumë.
Mirjeta Hajzeraj

Share: