Doktori i Shkencave të komunikimit mbajti ligjëratë online me studentët e gazetarisë të Kolegjit AAB

15 Dhjetor 2021

Në kuadër të ligjëratave speciale të organizuara nga Kolegji AAB, sot Prof. Ass. Dr. Ramadan Çipuri mbajti ligjëratë online për studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv – Gazetari me temën “Gjuha e urrejtjes si pjesë e debatit etik në media”. Ai gjatë ligjëratës foli mbi rëndësinë e respektimit të etikës së gazetarisë si dhe rëndësinë që rregullat dhe normat etike të zbatohen prej atyre që e ushtrojnë këtë profesion. Sipas tij, ndjeshmëria e raportimeve e kërkon një gjë të tillë sepse kemi të bëjmë me faktorin njeri, e që mund të pësojë nga pakujdesia apo lëshimet të cilat mund t’i bëjmë ne.

Në fund të ligjeratës, Dr. Ramadan Çipuri u përgjigj në pyetjet e studentëve.

Share: