Doli nga shtypi fjalori më i ri shkencor “FJALORI SHPJEGUES LATINISHT- SHQIP ”, i autorit Asllan Bilalli, botim i AAB-së

14 Tetor 2015

Shtëpia Botuese AAB ka botuar fjalorin më të ri shkencor “FJALORI SHPJEGUES LATINISHT- SHQIP”, të autorit prof. dr. Asllan Bilalli, me recensentë prof. dr. Hajredin Kuqi dhe prof. dr. Qerim Qerimi.

Në parathënien e librit, autori thotë seky fjalor në shumë aspekte u nevojitet të gjithë juristëve, duke filluar nga studentët, aplikuesve të së drejtës në praktikë, e po ashtu edhe profesorëve të drejtësisë. Juristët romakë shumë rregulla juridike, përkufizime, dhe institute arritën që gjatë 20 shekujve t’i formulojnë në gjuhën latine në mënyre gjithëpërfshirëse, të qartë dhe koncize, kështu që juristët bashkëkohorë të të gjitha rajoneve të ndryshme gjuhësore ende nuk arritën t’u ofrohen, e as t’i tejkalojnë. Andaj edhe në kushte bashkëkohore nëse juristët dëshirojnë që rregullat konkrete, ose definicionet t’i shprehin qartë dhe kuptueshëm janë detyruar të shërbehen me të arriturat e juristëve që kanë shkruar në gjuhën latine.

Në fund të parathënies, autori thekson se fjalori do t’u shërbejë të gjithë atyre që dëshirojnë t’i thellojnë njohuritë për mendimin juridik, nocionet dhe institute juridike në gjuhën latine.

Fjalori në fjalë gjendet edhe në bibliotekën e AAB-së, e cila do të jetë në dispozicion të studentëve dhe stafit të këtij institucioni, për qasje sa më të thellë në botën e shkencës e hulumtimit profesional.

Prof. dr. Asllan Bilalli përveç që është studiues i thellë në fushën e drejtësisë, deri më sot ka publikuar një varg punimesh në revistat më prestigjioze, dhe është profesori rregullt në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Share: