Doli nga shtypi numri i ri i Revistës Shkencore Ndërkombëtare “Thesis” 

6 Mars 2018

Doli nga shtypi numri i ri i  Revistës Shkencore Ndërkombëtare “Thesis”, e cila në këtë numër përfshin nëntë artikuj shkencorë të pranuar nga Bordi Shkencor Ndërkombëtar.

Në këtë numër lexuesi mund të gjejë studime nga autorë nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga autorë maqedonas, nga fusha e psikologjisë, komunikimeve, metodologjisë së mësimdhënies, gjuhësisë, marketingut etj. 

Revista aplikon recension të dyfishtë anonim, që nënkupton se vlerësuesit nuk e dinë emrin e autorit dhe autori nuk e di se kush ka qenë vlerësuesi i punimit të tyre. Recensentët janë anëtarë të Bordit e të Redaksisë, të cilët vijnë nga: Franca, Greqia, Italia, ShBA, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Sllovenia. 

Vlen të theksohet se në thirrjen për punime (Call for papers) janë dërguar 47 abstrakte, prej të cilave vetëm 25 abstrakte kanë marrë përgjigje pozitive. Por, nga 16 punimet e plota që u dërguan për vlerësim, vetëm nëntë prej tyre kaluan recensionin e dyfishtë anonim.

Numri i radhës i revistës pritet të dalë në verën e këtij viti, ndërsa thirrja për publikime për këtë numër pritet të shpallet javën e ardhshme. 

 

Share: