Doli numri i ri i revistës shkencore Thesis, e indeksuar në dhjetëra platforma europiane

12 Qershor 2019

U publikua numri më i ri i revistës shkencore ndërkombëtare Thesis, në të cilën janë përfshirë studimet nga autorë të cilët vijnë nga disa universitete, si Kolegji AAB, Universiteti i Gracit,  Universitetit Osaka në Japoni etj.

Në këtë numër janë përfshirë nëntë studime nga fusha e shkencave politike, filozofisë politike e filozofisë së shkencës, metodologjisë së mësimdhënies , krijimtarisë dhe menaxhimit shëndetësor.
Në studimin me titull “Ndikimi i faktorëve të socializimit politik në kulturën politike të Kosovës”, nëpërmjet matjeve empirike konstatohet se faktorët e socializimit politik janë radhitur mbrapsht në Kosovë për shkak të interesit personal ku për nga rëndësia, mediat paraqiten të parat dhe arsimimi mbetet i fundit faktor ndikues në krijimin e kulturës politike.      

Në një studim tjetër trajtohet autonomia e nxënësve gjatë mësimit. Edhe këtu, nëpërmjet matjeve empirike konstatohet se mësimdhënësit janë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe zbatimin e autonomisë së nxënësve, megjithatë arsimtarët më shumë janë të prirur të identifikojnë arsyet që pengojnë këtë çështje të rëndësishme në mësim.

Moda e krijuar tashmë tek studentë e stuidues se të cilën i kanë dhënë ngjyrim nënvlerësues dijes që vjen nga mesjeta, kundërshtohet nga një autor japonez i Universitetit të Osakas. Autori rekomandon leximin e rileximit e teksteve klasike të dijes, duke rishikuar mendimet idiosinkretike të Nicholaus Cusanus.

Artikulli tjetër shkencor ngre çështjen e rolit dhe funksionimit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe reformimi i këtij institucuioni sipas modeleve evropiane.

Qëndrimi deshqiptarizues i Kosovës nga bashkësia ndërkombëtarte është një artikull tjetër i cili merret me standardet, kriteret dhe politikat e BE-së dhe OKB-së të cilat nëpërmjet mekanizmave të tyre kërkojnë të çojnë Kosovën, sipas autorit, drejt ç’identifikimit politik me shqiptaren.

Një artikull tjetër nga një autor nga Universiteti i Gracit merret me muzikën hip-hop, rap dhe mjuzikëllin i ri i njohur me titullin Hamilton, duke synuar të adresojë çështjet e ndryshimit të muzikës konvencionale të Brodueit.

Nga filozofia e shkencës, një artikull tjetër sjell disa mësime nga praktika shkencore mbi zhvillimin e saj dhe rritjen e dijes, sipas pikëpamjeve Paul Feyerabendit në epistemologji.

Lexuesit gjithashtu kanë mundësinë të shohin shkallën e kënaqëshmërisë në punë nga një matje empirike që është bërë në QKUK.

Thesis është revistë shkencore ndërkombëtare me peer review, e cila botohet nga Kolegji AAB në versionin online dhe në letër, e indeksuar në dhjëtara platforma shkencore, si: Erih Plus, WorldCat, Base Bielefeld, Deutsche National Bibliothek, CORE, MIAR, Universiteti i Heidelbergut, Leipzigut, Biblioteka Kombëtare e Universitare e Zagrebit etj.

 

 

Share: