Drejtoresha e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve pjesëmarrëse në “Transnational Cooperation Activities” organizuar nga DAAD dhe Programi Erasmus+

15 Shtator 2023
Director of the Office for the Development of Projects participating in "Transnational Cooperation Activities" organized by the DAAD and the Erasmus+ Program

Ilirjana Geci drejtoreshë e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve në Kolegjin AAB ka marrë pjesë në ngjarjen “Transnational Cooperation Activities (TCA) me fokus në Evropën Juglindore: Një Vizion i Ri për Bashkëpunimin Evropian, e organizuar nga DAAD dhe Programi Erasmus+. Kjo ngjarje u zhvillua në Universitetin e Regensburgut në Gjermani, andaj pjesëmarrja e Gecit ishte e rëndësisë të veçantë pasi paraqet një mundësi shtesë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë në Evropë.

Përmes këtyre bashkëpunimeve Kolegji AAB synon të zhvillojë projektet që pasurojnë përvojat e studentëve dhe stafit me njohuri dhe kompetenca ndërkombëtare.

Rrjedhimisht kjo do kontribuojë në rritjen e nivelit të ndërkombëtarizmit në institucionin tonë dhe në përgatitjen e studentëve për sfida dhe mundësi në karrierën ndërkombëtare.

Share: