Drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB pjesë e konferencës “COBIS 2022” në Maribor të Sllovenisë

20 Tetor 2022

Në konferencën ndërkombëtare COBISS 2022 të organizuar nga IZUM për herën e 23 me radhë në Maribor të Sllovenisë, këtë vit po merr pjesë edhe drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka. Ai tha se biblioteka e Kolegjit AAB, për 13 vite me radhë ka bashkëpunuar me IZUM, organizuesin e konferencës, ndërsa tregoi detaje në lidhje me temat që ishin diskutuar. “Konferenca ka të bëjë me katalogun e librave COBISS, të cilin e përdorin Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe disa biblioteka në Kosovë. Jemi ftuar në këtë konferencë për të parë mundësinë që edhe Biblioteka e Kolegjit AAB të pasurohet me katalogun COBISS”, tha ndër të tjera Sallauka. Tutje shtoi se pret që përmbajtja e konferencës të ofrojë njohuri të reja, dhe të adresohen sfida interesante.
Kolegji AAB, duke marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, dëshmon vazhdimisht rëndësinë që kanë bashkëpunimet e shumta, në mënyrë që të promovohen të arriturat dhe njëkohësisht të pasurohen edhe më tej mundësitë për studime të mirëfillta.

Share: