Drejtori i degës së Kolegjit AAB në Gjakovë, Rifat Haxhiu bashkë me profesorin e Fakultetit Juridik Mensut Ademi, janë takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtoreshën e arsimit të kësaj komune, Eranda Baqi. Gjatë takimit u diskutuan tema që ndërlidhen me bashkëpunimet me komunën e Gjakovës.
Gjithashtu u përmend edhe fillimi i projekteve për paralajmërimin e hershëm të delikuencës së të miturve dhe frikën nga kriminaliteti në komunën e Gjakovës.