Me temën “Bashkëpunimi i shoqërisë civile me autoritetet publike”, drejtori i projektit të platformës CIVIKOS, Dardan Kryeziu, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB. Kjo ligjëratë u mbajt në kuadër të lëndës “Impakti i Bashkimit Evropian në shtetndërtimin e Kosovës”, që është pjesë e projektit Erasmus të Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB.
Studentët pjesëmarrës dëgjuan shembuj të punës dhe aktiviteteve që zhvillon shoqëria civile në Kosovë, duke shprehur interesim për temën e trajtuar.