Në takimin e mbajtur në Kolegjin AAB, ku nikoqirë ishin rektori Bujar Demjaha dhe prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji, me drejtoreshën Zyrës ERASMUS+, Jehona Lushaku-Sadriu dhe përfaqësuesen Blerina Zjaça u shkëmbyen informata lidhur me aktivitetet e Kolegjit AAB në projektet me ERASMUS+.
Në takim po ashtu u diskutua edhe për marrëveshjet e arritura me institucione ndërkombëtare, numrin e mobiliteteve deri tani dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Përfaqësueset e Erasmus+ në Kosovë, takuan edhe studentët dhe stafin akademik të përfshirë deri tani në projekte shkëmbimi, me të cilët u bisedua edhe për mundësitë të cilat do të ofrohen në vitin 2021, pas kalimit të pandemisë COVID-19. Po ashtu u theksua se fonde financiare ka mjaft për zhvillim të projekteve të cilat do të mund të ndihmojnë në ndërkombëtarizimin dhe zhvillim të mëtejmë.