DY KANDIDATE DIPLOMUAN MASTER SHKENCOR NË PROGRAMIN MENAXHIM SHËNDETËSOR TË KOLEGJIT AAB

12 Shkurt 2022

Kandidatet Kimete Musliu dhe Vlorë Emini, janë dy studentet e para që diplomuan në programin master Menaxhim Shëndetësor në kuadër të fakultetit të Infermierisë.

Ato mbrojtën me sukses temat e tyre dhe u vlerësuan për punën e bërë nga komisioni i pranishëm gjatë mbrojtjes.

Kimete Musliu kishte temën “Efektet e sjelljeve të ngacmimit (bullizmit) në studentët e infermiesisë në mjedisin klinik”, ndërsa Vlorë Emini mbrojti temën “Menaxhimi i stresit të infemierëve të cilët punojnë në departmentin e urgjencave në nivelet sekondare”.

Share: