E diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, Suzana Gusturanaj certifikohet në SHBA si trajnere ndërkombëtare për trajner

8 Qershor 2022

Suzana ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Kolegjit AAB dhe së fundi është certifikuar nga Akademia Ndërkombëtare Trajner për Trajner në Colorado të SHBA-së. Në Kosovë, Suzana punon në Shërbimin Korrektues në Dubravë, duke kontribuar si zhvilluese e programeve rehabilituese.

Në Kolegjin AAB, ajo ka ndjekur studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave Sociale ndërsa studimet e nivelit master në programin Psikologji Organizative dhe Sociale në kuadër të Fakulteti të Psikologjisë. Ndër të tjera, ajo falënderon Kolegjin AAB për të gjitha zgjedhjet e mundshme për rrugëtim sa më të suksesshëm në karrierë.

Kolegji AAB, rruga që të shpie drejt suksesit ndërkombëtar!

Share: