E diplomuar në programin e Radiologjisë, Dhurata Krasniqi po zhvillon praktikën profesionale në QKUK

16 Korrik 2024

Me titullin Teknike e Radiologjisë, pas mbarimit të studimeve në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore programi Radiologji në Kolegjin AAB, Dhurata Krasniqi është duke zhvilluar praktikën profesionale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo ndau përvojën e saj, të cilën e vlerësoi si një nga arritjet më të mëdha pas diplomimit me sukses të dalluar në programin e Radiologjisë.

Dhurata, u shpreh mirënjohëse për mundësitë që profesorët ju ofrojnë studentëve në Kolegjin AAB, veçanërisht në shkencat shëndetësore, përmes praktikave profesionale, përvojës që ndajnë me ta dhe këshillave të vazhdueshme.

Programi Teknik i Radiologjisë në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore, aftëson studentët të kryejnë të gjithë proceset që përfshin kjo fushë. Kjo bëhet e mundur përmes pajisjeve të cilat ndodhen në laboratorët e shumtë në Kolegjin AAB. Radiologët e rinj janë të përgatitur për tregun e punës, si brenda edhe jashtë vendit!

Share: