Edhe 160 studentë të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, u pajisën me certifikatat e nivelit A1 për Gjuhë Gjermane

21 Qershor 2018

Në Kolegjin AAB u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për grupet e studentëve të përbërë nga 160 studentë të Fakultetit të Infermierisë, të cilët e përfunduan me sukses kursin intensiv të Gjuhës Gjermane të nivelit A1.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave koordinatorja për kurse të gjuhës gjermane, Shqipe Morina tha se qëllimi i këtij organizmi të kurseve është përgatitja e studentëve edhe për tregun e punës në Gjermani krahas studimeve për Infermieri, e kjo si rezultat i kërkesave të vazhdueshme nga institucionet gjermane për punëtorë të kualifikuar në këtë profesion.

Ndërsa studentët e Fakultetit të Infermierisë, kanë shprehur edhe njëherë krenarinë e tyre për përzgjedhjen e duhur për studime, sepse si në asnjë institucion tjetër, Kolegji AAB u ofron  studime cilësore, literaturë dhe praktikë të mjaftueshme, dhe kursin gratis të gjuhës gjermane.

Vlenë të përmendet se sot Kolegji AAB ka nënshkruar Kolegji AAB nënshkroi kontratë me kompanitë gjermane DKV dhe Expert Plaze nga e cila mund të punësohen mijëra studentë të Infermierisë.

Share: