Edhe Institucioni Parashkollor “Zogjtë” i shtohet listës së partnerëve të Fakultetit të Shkencave Sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Zogjtë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim t’ i bëjë bashkë të dy institucionet në organizimin e tryezave të përbashkët në fushën e edukimit parashkollor, ligjërata shtesë për studentët por edhe angazhimin e tyre në punë praktikë pranë këtij institucioni.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në hapësirat e Kolegjit AAB nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe nga drejtoresha e institucionit parashkollorë z.Arta Shushka Muharremi.

Kjo marrëveshje e re do të hapë rrugë për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet këtyre dy institucioneve me qëllim të ngritjes profesionale të studentëve.

 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO