Edhe në Panairin e Gjakovës, interesimi më i madh i maturantëve për programet e Kolegjit AAB

23 Prill 2019

Interesimi i jashtëzakonshëm i maturantëve gjakovarë, në Panairin e Karrierës, të organizuar nga Gjimnazi “Hajdar Dushi” dhe Klubi i Karrierës, vulosin edhe njëherë se Kolegji AAB është institucioni më i kërkuar i arsimit të lartë në vend.

Qindra maturantë nga Komuna e Gjakovës, sot kanë bërë hapin e parë drejt karrierës së tyre universitare, duke aplikuar në programet studimore që i ofron Kolegji AAB.

Kolegji AAB, në këtë panair prezantoi programet studimore si dhe mundësitë dhe ofertat për regjistrim të hershëm të maturantëve, ndërsa po kështu u prezantuan edhe mundësitë për programet profesionale në kuadër të Shkollës Profesionale Gjermane, si dhe kurset për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar, që ofrohen nga Instituti AAB, e që për studentët që vendosin të studiojnë ekonominë ëstë një mundësi e shkëlqyeshme.

Kolegji AAB, të gjithë aplikantëve të sotëm ju uron mirëseardhje në institucionin më të mirë arsimor në vend dhe më gjërë!

Share: