Edhe një doktor shkencash në radhët e profesorëve në Kolegjin AAB

26 Qershor 2020

Shpend Voca, ligjërues në Fakultetin e Psikologjisë në AAB, mbrojti me sukses doktoratën në Universitetin e Masaryk-ut në Republikën e Çekisë.
Mbrojtja e disertacionit dhe punimi i tij “Raportet Nërgrupore në shoqëritë pas-konfliktit: Promovimi i kontaktit ndërgrupor dhe kërkim faljes” u vlerësua me sukses maksimal nga bordi vlerësues. Në këtë punim, Shpendi analizoi faktorët lehtësues dhe frenues të kontaktit ndërgrupor dhe kërkim faljes përmes zbatimit të modeleve të ekuacionit strukturor.
Stafi ynë, i përbërë tashmë nga shumë doktorë shkencash është i fokusuar tutje në procese të tilla avancuese brenda dhe jashtë vendit, duke rikonfirmuar pozicionin e tij si i pari nga të gjitha institucionet jopublike në vend. Në proces të përfundimit të studimeve të doktoratës janë edhe dhjetëra ish-studentë të Kolegjit AAB.

Share: