Edhe sivjet studentët e AAB-së do të përkujdesen për shërbimet e TIK në “Java e Gruas”

Edhe këtë vit studentët e Kolegjit AAB do të jenë në mbështetje të aktivitetit “Java e Gruas” që organizohet për çdo vit nga Instituti Demokratik Nacional (NDI).
Studentët Arlind Veliu, Ermir Shabani, Albina Prokshi dhe Lirigzonë Millaku do të mirëmbajnë sistemin aktual të NDI të cilin e kishin krijuar studentët tanë vitet e kaluara si dhe do të krijojnë web aplikacionin me formatin e ri për eventin “Week of Women”.


Në një pritje të organizuar në ambientet e NDI, koordinatori i programit Pajtim Gashi, i njoftoi studentët e angazhuar në këtë projekt për veprimtarinë e organizatës si dhe shprehu mirënjohjen për studentët që kanë kontribuar në edicionet e mëparshme.
“Java e Gruas” këtë vit do të mbahet më 17 dhe 18 mars 2020.

INSTITUTI AAB
APLIKO