Edhe tre studentë të AAB-së po ndjekin studimet në Universitetin Masaryk në Çeki, përmes Erasmus+

17 Shtator 2021

Pavarësisht situatës pandemike në githë globin, studentët e Kolegjit AAB kanë arritur të bëhen pjesë e universiteteve të ndryshme ndërkombëtare përmes programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus+.

Së fundi studentët Melisa Osmani, Betim Hyseini e Leutrim Ukaj, kanë filluar vitin akademik në Universitetin Masaryk në Çeki. Derisa Melisa dhe Betimi po vazhdojnë studimin në Fakultetin e Kulturës Fizike, njëra në nivelin bachelor dhe tjetri në niveln master, Leutrimi do të jetë pjesë e programit të Fakultetit Juridik.

Ata tashmë kanë filluar javën e parë të studimeve dhe ditët orientuese ku do të njihen me programin, modulet, mësimdhënësit e kolegët e studimeve.

Kolegji AAB mbetget i përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar me universitete prestigjioze përmes të cilit studentët do të kenë mundësi studimi me bursa të plota akademike.

Share: