Egzon Thaqi, i diplomuar në AAB, vazhdon studimet master me sukses të dalluar në Universitetin e Sheffied-it

Egzon Thaqi, i cili ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Banka dhe Financa në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB,  ka filluar studimet master në Universitetin Sheffield në Selanik të Greqisë,  falë bursës të fituar nga Ministria e Arsimit,  Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT). 

Egzoni, i cili ka diplomuar me sukses shembullor në AAB, tashmë ka vazhduar me sukses të tillë edhe në studimet master, duke përfunduar edhe semestrin e parë  në programin Banka dhe Financa,  në Universitetin e Sheffield.

Ai ndër të tjerat rrëfen për përvojat e studimeve në AAB, dhe shprehet tejet i kënaqur me njohuritë e fituara në AAB dhe që ka qenë pjesë e këtij institucioni.“Bazat  kryesore të studimeve i kam marrë në AAB, falë profesorëve të cilët kanë punuar shumë me ne, falë bibliotekës e cila tërë kohën ka qenë  në dispozicionin tonë, dhe falë ambientit  dhe infrastrukturës së mjaftueshme dhe komode”, ka thënë Egzon Thaqi, duke shtuar se kushtet Kolegji AAB  e kanë motivuar të vazhdojë studimet jashtë vendit.

Ai me krenari nënvizon se edhe kushtet e studimeve që ofron Universiteti i Sheffieldit në Greqi, janë të ngjashme me Kolegjin AAB, si infrastruktura, bashkëpunimi me stafin akademik, me studentë për organizime të ndryshme, etj..  

Ai shton se qëllimi i tij pas përfundimit të studimeve në Greqi,  është  të kthehet në Kosovë dhe të japë kontribut profesional në fushën e studimeve.  

Egzoni,  gjatë studimeve në AAB, nëpër gara të ndryshme ka fituar disa mirënjohje dhe certifikata, dhe paralelisht studimeve ai ka përfunduar  trajnimin“Entry Programme”në kuadër të “ProCredit Bank”.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO