Në kuadër të bashkëpunimit të Kolegjit AAB dhe Capitol Technology University nga SHBA, mbrëmë Qendra për Siguri Kibernetike e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike organizoi ligjëratë virtuale me ekspertin e sigurisë kibernetike dhe administrimit të databazave Dr. William Butler.
Ligjërata u mbajtë për studentët e vitit të dytë të programit Siguri Kibernetike dhe kishte të bënte me edukimin kibernetik si dhe ngjarjet e ndodhura gjatë pandemisë. Në fund të ligjeratës, Dr. Williami u përgjigj në pyetjet e studentëve.