Erasmus+: Bursa studimore për studentët e AAB-së për në Universitetin e Shkencave Sociale te Aplikuara Lituani

24 Nëntor 2016

Kolegji AAB, është përfitues i projektit “Erasmus+ International Credit Mobility”, projekt ky që financohet nga fondet e programit Erasmus+ për institucionet arsimore të Republikës së Lituanisë.

Nga ky projekt, për vitin akademik 2016/17 dhe 2017/18, studentët e Kolegjit AAB, me bursë të plotë mund të vazhdojnë studimet universitare për një semestër në nivelin Bachelor, në Universitetin e Shkencave Sociale të Aplikuara në Lituani.

 

KUSHTET E APLIKIMIT

Kushtet e kërkuara:

  1. të jenë studentë të rregullt të Kolegjit AAB;
  2. të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero);
  3. të kenë njohuri të gjuhës angleze (Niveli B1);
  4. të kenë dhënë të gjitha provimet e semestrit paraprak përkatës të studimeve në afat;
  5. të kenë përmbushur të gjitha pikat e kontratës së studimeve me Kolegjin AAB. 

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e parashtruara duhet t’i paraqesin këto dokumente:

  1. vërtetimin për statusin e studentit (lëshohet nga fakulteti)
  2. pasqyrën e notave (lëshohet nga fakulteti)
  3. certifikatën mbi njohurinë e gjuhës angleze
  4. një ese (letër motivuese) në gjuhën angleze

Aplikacionet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është deri më 6 dhjetor 2016.

Kandidatët të cilët hynë në përzgjedhje të ngushtë do të informohen me e-mail.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë përmes telefonit dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet për verifikim, para komisionit intervistues. 

Për më shumë informata të vizitohet faqja zyrëtare e universitetit www.smk.lt/en

 

Për çdo informatë mund të na konsultoni në Zyren për Bashkëpunim Ndërkombëtar!

Kolegji AAB ju uron suksese të gjithë aplikuesve!

Share: