Federata e Sporteve Universitare te Kosovës organizoi aktivitete sportive për nder te 28 Nëntorit ditës se Flamurit. AAB – vendi i parë

29 Nëntor 2017

Federata e Sporteve Universitare te Kosovës për herë të parë organizoi aktivitete sportive për nder te 28 Nëntorit ditës se Flamurit, ku te drejt pjesëmarrje kishin te gjithë studentet nga Universitete publike dhe  Kolegjet private.

Studentet e Kolegjit AAB morën pjese ne këtë manifestim  qe u mbajt me 27 dhe 28 nëntor në sallën 1 tetori ne Prishtinë.

Studentët e Fakultetit te Kulturës Fizike dhe Sportit u treguan me te mirët nga te gjitha Universitetet Publike dhe Kolegjeve private duke zënë vendin e parë ne Futsall. Po ashtu studenti i kolegjit AAB  (Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit) Latif Bytyqi u shpall lojtari me i mirë i turnirit.

Ekipi fitues u stolis me Kupë dhe mirënjohje.

Share: