Fakulteti i Psikologjisë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me OJQ “Caritas Kosova” – Prizren

31 Janar 2018

Sot më datë 31/01/2018, Kolegji AAB – Fakulteti i Psikologjisë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me OJQ   Caritas Kosova – Prizren. Në takim të përbashkët në mes dekanatit të psikologjisë dhe z.Orhan Miftari përfaqësues i Caritas Kosova – Prizren, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit si dhe për planin e dërgimit të studentëve në punë praktike pranë kësaj organizate. Përveç programeve të shumta që ofron Caritas Kosova – Prizren, palët u pajtuan se studentët e psikologjisë do të mund së shpejti të fillojnë punën praktike në programin për persona me nevoja të veçanta, program ky që ofron mbështetje sociale dhe psikologjike për fëmijët me nevoja të veçanta prej moshës 0 – 6 vjeç, si dhe prindërve të tyre.

Share: