Fakulteti i Psikologjisë nënshkroi memorandum bashkëpunimi

9 Dhjetor 2017

Sot më datë 09/12/2017, Kolegji AAB – Fakulteti i Psikologjisë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”. Kjo qendër ofron shërbime psiko-sociale për persona me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet këtij memorandumi studentët e fakultetit të psikologjisë do të kenë mundësi të mbajnë praktikë, ku përmes praktikës së fituar studentët do të fitojnë shkathtësi dhe njohuri për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale.

 

Share: