Fakulteti i psikologjisë shpall konkurs per studentet – Gara për esenë më të mirë

4 Dhjetor 2017

Përshëndetje,

Kolegji AAB – Fakulteti i Psikologjisë, shpall konkurs “Gara për esenë më të mirë” për studentët e psikologjisë. Studentët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj gare duhet të përzgjedhin njërën nga temat e mëposhtme, dhe esenë ta dërgojnë në adresën elektronike [email protected], më së largu deri më datën: 25.12.2017.

Tri esetë më të mira do të vlerësohen nga komisioni 3 anëtarësh i përbërë nga stafi akademik i fakultetit, me që rast do të ndahen edhe çertifikata për fituesit.

 

Temat e propozuara nga stafi akademik për punim të eseve janë:

 

  1. Konceptualizimi i çrregullimit të stresit post-traumatik sipas teorisë kognitive bihejviorale: implikimet ne terapi.
  2. Rishikim i evidencës shkencore mbi transferimin e traumave nëpër gjenerata
  3. Çrregullimet afektive sipas DSM IV TR krahasuar me DSM 5
  4. Roli i identiteteve sociale në konfliktin ndërgrupor
  5. Roli i motivimit akademik në performancën akademike

 

Share: