Kolegji AAB – Fakulteti i Psikologjisë, organizon Debatin “Ndikimi i mediave sociale në zhvillimin psikologjik të fëmijëve”

27 Dhjetor 2017

Klubi i debatit i cili funksion në kuadër të fakultetit të psikologjisë, organizon debatin me temën “Ndikimi i mediave sociale në zhvillimin psikologjik të fëmijëve”.

Musafir special në debat do të jetë Xhevahire Balaj – psikologe dhe njëherit drejtoreshë e qendrës psikosociale për traumaterapi – Diakonie, gjithashtu pjesëmarrës aktiv në debat do të jenë edhe 15 studentë të përzgjedhur nga tri vitet e studimeve.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.

 

Data: 29.12.2017

Ora: 11:00 – 12:00

Vendi: Qendra mediale (objekti 6 – kati III përballë rektoratit)

Share: