Prezentim – Kompania Gjirafa

7 Mars 2017

Njoftohen studentët e drejtimit “Menaxhment dhe Informatikë” dhe “Marketing dhe Administrim Biznesi”, që ditën e mëkurë në ora 12:00 do të organizohet një prezentim nga kompania Gjirafa. Prezentimi do të mbahet në objektin 5, salla A5-201. 
Projekti GjirafaLab mund të jetë me interes për të gjithë ata që janë të përshirë në fushën menaxhmentit, ndërrmarrësisë dhe teknologjisë.

 

Shënim për GjirafaLab*

GjirafaLab është iniciativa e fundit e Gjirafa.com që i mundëson ndërmarrësve të rinjë të shëndërrojnë idenë e tyre në një biznes të suksesshëm online dhe me ndikim në shoqëri. 

Ky projekt realizohet në bashkëpunim me USAID, StartupYard dhe Rockaway Capital, dhe ka si qëllim zhvillimin e ekonomisë së bazuar në Internet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. 

Ekipet apo Personat që përzgjidhen në program përveç investimeve, do tu ofrohet zyre, mentorim, rrjetëzim, teknologji, mbështetje dhe c’do gjë e nevojshme për të arritur sukses.

Share: