Studentja Diellza Canolli, po kryen punën praktike në Fondacionin Together Kosova

Përveç aktiviteteve të përditshme akademike, ligjëratave, ushtrimeve, debatave e hulumtimve të ndryshme, Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB, një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së vet ia ka kushtuar edhe angazhimit të studentëve në praktika profesionale. Një tjetër studente e cila ka filluar praktikën profesionale në Fondacionin Together Kosova, është studentja e vitit të tretë , Diellza Canolli. E lumtur për këtë mundësi, Diellza ka thënë se : “E veçanta e Kolegjit AAB është se kujdeset për çdo emër që del dhe formohet nga ky institucion, në mënyrë që ne nesër të jemi të suksesshëm në tregun e punës. Studime cilësore, aktivitete të shumta studentore dhe stafin më të mirë të mundshëm i kam njoftuar gjatë këtyre tre viteve të studimeve në Kolegjin AAB. Eksperienca ime në Fondacionin Together Kosova është njëra nga mundësitë më mbreslënëse që më ka ofruar ky institucion me anë të së cilës zgjeroj njohuritë e mia në aspektin profesional. Ndaj unë dua të shpreh mirënjohje dhe falënderim për Kolegjin AAB , profesorët dhe gjithë stafin drejtues”. Angazhimet e këtilla, por edhe trajnimet e mirëfillta profesionale që shpesh organizohen nga Fakulteti i Psikologjisë, kanë bërë që stafi akademik, sot të  krenohet me suksesin shembullor të studentëve të këtij fakulteti. 


INSTITUTI AAB
APLIKO