Administratë Publike

Qëllimi dhe profili i programit

Studentët tanë gjatë tri viteve të studimit do të përmirësojnë aftësitë e tyre në menaxhim, analizë të politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Të diplomuarit tanë do të jenë të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e politikave dhe në menaxhimin e burimeve njerëzore në organizata publike, private dhe jofitimprurëse. Programet tona ndërlidhin teorinë me praktikën, që është edhe parakusht për fitimin e shkathtësive, njohurive dhe aftësive të duhura për karrierë në administratën publike. Departamenti i AP për të realizuar program e tij në mënyrë më të plotë do të hyjë në bashkëpunim me institucionet shtetërore në Republikën e Kosovës në nivel qendror dhe lokal si dhe me sektorin jofitimprurës. Ky bashkëpunim në rend të parë do të realizohet me punën praktike (internship) që do të mundësojë ndërlidhje të njohurive të fituara teorike me praktikën. Programi ynë është në përputhje me ndryshimet që ndodhin në kornizën ligjore e institucionale dhe në tregun e punës në Republikën e Kosovës dhe në regjion. Pos punës praktike, studentët do të angazhohen edhe në ativitete për kërkimin dhe hulumtimin e informatave dhe dukurive që lidhen me çështjet e qeverisjes, menaxhimit dhe politikat publike dhe sociale në të gjitha nivelet.

Rezultatet e pritshme

Programi baçellor trevjeçar për administratë publike është dizajnuar me qëllim që studentët, të cilët do të përfshihen në këtë program trevjeçar, të ndërtojnë komepetencat e menaxhimit, këshillimit, hartimit të politikave, administratës publike, sferës juridike dhe të tjera që janë të nevojshme për jetën e përditshme, për shkollimin e mëtejmë dhe për punësim të të diplomuarve tanë në nivele të ndryshme të sektorit publik dhe joqeveritar. Rezultatet e fituara në fund të realizimit me sukses të programit janë këto: Shkathtësitë: Shkathtësitë e menaxhimit, shkathtësitë e fituara në shkencat kompjuterike; shkathtësitë e komunikimit dhe të argumentimit, evalvimi i programeve, menaxhmenti strategjik, sjellja e vendimeve, shkathtësitë themelore matematikore, shkathtësitë e punës në grupe, fleksibiliteti, vetëbesimi. Njohuritë: Menaxhimi, analiza e sistemeve politike, sistemi juridik, financat publike, statistika, kontabiliteti, sistemet politike dhe partiake, politika dhe siguria ndërkombëtare, administrata krahasuese e UE-së, evalvimi i programeve në sektorin publik, menaxhimi politik, menaxhmenti strategjik, dhe të tjera. Shkathtësi të transferueshme: Komunikimi profesional, sjellja e vendimeve, zgjidhja e problemeve /konflikteve; etika publike, të menduarit kritik, përdorimi i teknologjisë informative e të tjera. Kushtet për pranimin e studentëve. Në këtë program të studimeve mund të regjistrohen të gjithë nxënësit që kanë të përfunduar shkollën e mesme dhe që kanë dhënë provimin e maturës. Në rast të tejkalimit të numrit të paraparë të studentëve për pranim, AAB parasheh organizimin e provimit pranues. Grada akademike. Pas përfundimit të studimeve tre vjeçare kandidati fiton titullin Bachellor i administratës publike. Shtojca e diplomës (Diploma Supplement)

Me përfundim të studimeve studentët përveç diplomës do të pajisen edhe me Shtojcën e diplomës. Qëllimi i shtojcës së diplomës është të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të përmirësuar “transparencë” ndërkombëtare dhe njohje të drejtë të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Është e dizajnuar në atë formë që të ofrojë përshkrim të natyrës, nivelit, kontekstit, përmbajtjes dhe statusit të studimeve që janë ndjekur dhe janë përfunduar me sukses.

Niveli dhe grada akademike

Bachelor për Administratë Publike

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Forma e studimit, struktura dhe kohëzgjatja

Kohëzgjatja dhe vëllimi (semestrat, ECTS-të, orët për semestër) Studimet zgjasin 3 vite me gjithsej 6 semestra, ndërsa numri i përgjithshëm i ECTS-ve është 180. Gjashtë semestra përbëhen nga 4 lëndë të obligueshme dhe një lëndë zgjedhore. Për secilën lëndë zgjedhore studentët mund të zgjedhin nga s paku dy lëndë të tilla varësiht nga interesimi I tyre akademik. Kreditë korrespondojnë me 25-30 orë ligjërata, ushtrime dhe ativitete individuale dhe grupore të mësimit. Çdo vit duhet të fitohen 60 ECT kredi për rreth 1500-1800 orë në vit. Studimet organizohen të rregullta, ku do të kërkohet prezenca e studentëve në ligjërata dhe ushtrime. Oraret janë fleksibile – varësisht nga kërkesat dhe mundësitë e studentëve për të vijuar ligjëratat.

Viti I

Hyrje në administrate publike
Hyrje në shkenca politike
Shkrim akademik
Gjuhë Angleze 1
Marrëdhënie me publikun
Metodat dhe teknikat hulumtuese
Hyrje në të drejtë
Bazat e Statistikës
Gjuhë angleze 2
Lëndët zgjedhore
Administrimi i punës në zyrë

.

Menaxhimi i protokollit

.

Hyrje në ekonomi

.

Viti II

E drejta administrative
E drejte kushtetuese
Politikat publike dhe administrata
E drejta e punës
Procedura administrative
Organizimi dhe menaxhimi i administratës
E drejtë financiare
Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare
Lëndët zgjedhore
Qeverisje lokale

.

Menaxhimi i organizatave jo qeveritare

.

Administrata e BE-së

.

Media dhe politika

.

Viti III

Menaxhimi i shërbimeve publike dhe burimeve njerëzore
Menaxhimi i informacionit dhe arkivat
E drejta evropiane
Klinika administrative (Praktika)
Administratë krahasuese
Vlera dhe etika në administratë publike
Administrimi elektronik
Punim diplome
Lëndët zgjedhore
Prokurimi publik dhe PPP

.

Bazat e IT-së

.