Fakulteti Ekonomik fokusohet në ofrimin e mësimdhënies në forma bashkëkohore, praktike dhe në përputhje me zhvillimet dhe proceset në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Qëllimi i Fakultetit është të sigurojë që studentët e diplomuar të jenë konkurrues në tregjet globale, si individë apo si pjesë përbërëse të organizatave prestigjioze. Fakulteti Ekonomik ofron udhëzime dhe përgatit studentët për karriera në shoqëri të bazuar në trendët e fundit të industrisë, duke i ndihmuar ata të marrin dije bashkëkohore dhe të zhvillojnë një vizion për të ardhmen. Kjo ndihmon studentët të përshtaten dhe të ballafaqohen me sfidat ekonomike, duke kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.
Në këtë mënyrë, Fakulteti Ekonomik shërben si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes ofrimit të programeve cilësore dhe të përshtatshme për kohën, Fakulteti Ekonomik kontribuon në rritjen e kapaciteteve dhe kompetencave të nevojshme për të rritur performancën e bizneseve dhe për të krijuar struktura të reja në treg. Gjithashtu, fakulteti promovon hulumtime të reja dhe inovative në fushat e bankave, financës, menaxhmentit, marketingut, dhe në ekonominë në përgjithësi, duke ndihmuar në krijimin e një baze të thellë të dijes dhe njohurive të cilat kontribuojnë në shoqëri.
Duke marrë parasysh të gjitha elementët e mësipërme, misioni i Fakultetit Ekonomik është “të përgatisë profesionistë dhe liderë të ardhshëm me njohuri dhe kompetenca analitike në fushën e ekonomisë përmes një qasjeje mësimore me studentin në qendër dhe përmes metodologjive inovative të mësimdhënies, të angazhohet në gjenerimin e njohurive të reja përmes kërkimeve të avancuara shkencore dhe të aplikuara dhe të promovojë sipërmarrjen, duke kontribuar kështu në zhvillimin socio-ekonomik si në nivel kombëtar ashtu edhe më gjerë.”