Marketing dhe Biznes

Qëllimi dhe profili i programit

Programi BA Marketing dhe Biznes është konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të kuptuar, analizuar dhe zbatuar strategji efektive në fushën e marketingut dhe menaxhimit të biznesit, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike në menaxhimin e tregut, sjelljen e konsumatorit, komunikimin strategjik dhe zhvillimin e bizneseve konkurruese.

Ky program synon të zhvillojë kapacitete analitike, kërkimore, kreative dhe menaxheriale, duke u mundësuar studentëve të kuptojnë në mënyrë kritike funksionimin e tregjeve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e organizatave përmes aplikimit të metodave bashkëkohore të marketingut, menaxhimit dhe komunikimit të biznesit.

Përmes projekteve praktike, punës në grupe, punimeve kërkimore dhe analizave të rasteve reale, studentët zhvillojnë aftësi për të zbatuar në praktikë njohuritë teorike në fushat e menaxhimit të marketingut, analizës së tregut, planifikimit strategjik, kërkimit të konsumatorëve dhe zhvillimit të produkteve e shërbimeve që përputhen me kërkesat e tregut bashkëkohor.

Misioni

Misioni i programit të studimit është të zhvillojë aftësitë analitike dhe strategjike të studentëve, duke promovuar konceptet që derivojnë nga fusha marketingut dhe biznesit. Ky program u mundëson studentëve të reflektojnë kreativitet dhe efikasitet dhe të sfidohen me rrethinën globale të biznesit. Programi i studimit në Marketing dhe Biznes është program i cili synon që përmes literaturave shkencore të fundit, ligjëratave dhe praktikave më moderne, të zhvillojë tek studentët njohuri mbi konceptet kryesore të marketingut, menaxhimit të tregut dhe biznesit.

Bartёsit e programit tё studimit:

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit me sukses të programit BA Marketing dhe Biznes, studentët do të kenë fituar një gamë të gjerë njohurish, shkathtësish dhe kompetencash të specializuara si nё vijim:

Në nivel të përgjithshëm, në fund të programit të studimit studenti do të pajiset me këto aftësi:

Përgjithshme:

Marketing:

Biznes:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 150 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje.

Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Marketing dhe Biznes zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor i Arteve në Marketing dhe Biznes.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Studentët tё cilët ndjekin programin BA Marketing dhe Biznes përgatiten për role profesionale të nivelit të parë si menaxherë marketingu, analistë tregu, menaxherë të marrëdhënieve me klientët, menaxherë shitjesh dhe komunikimi, këshilltarë biznesi, zhvillues strategjish të brandit, menaxherë produktesh apo sipërmarrës të rinj që drejtojnë ndërmarrje inovative në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

Metodat e vlerësimit

Në programin BA Marketing dhe Biznes, përdoren metoda të kombinuara vlerësimi sumativ dhe formativ, të cilat sigurojnë vlerёsimin e njohurive teorike dhe zhvillimin e aftësive praktike të studentëve. Vlerësimi realizohet përmes provimeve me shkrim, projekteve praktike individuale dhe në grup, prezantimeve profesionale, analizave të rasteve studimore, si dhe ushtrimeve dhe detyrave të vazhdueshme gjatë semestrit, duke mundësuar ndjekjen e progresit dhe përgatitjen e studentëve për sfidat reale të tregut të punës në fushën e marketingut dhe biznesit.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14% PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >90% SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Mikroekonomia I – 9 ECTS

Lënda Mikroekonomia I ka për qëllim t’i pajis studentët me bazat e teorisë mikroekonomike, si degë e ekonomiksit. Fokusi do të jetë mbi zgjedhjet dhe vendimet të cilat i marrin individët dhe ndërmarrjet në kushte të resurseve të kufizuara. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tregut dhe aspekteve të lidhura me të, përcaktimin e çmimeve, dhe alokimit të resurseve.

Matematika për Ekonomi dhe Biznes – 9 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Matematikë për Ekonomi dhe Biznes” është të aftësoj studentët në zhvillimin e mendimit kritik dhe logjikë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme matematikore dhe marrjen e vendimeve në nivel makroekonomik dhe mikroekonomik përmes përdorimit të modeleve matematikore dhe teknikave të specializuara.

Gjuha Angleze I – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Gjuhë Angleze 1” është të zhvilloj aftësitë e studentëve në të folurit dhe të shkruart në Gjuhën Angleze në fushën e ekonomisë gjegjësisht biznesit. Poashtu, u mundëson studentëve që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe logjik në formulimin e fjalive në mënyrë të drejtë duke përdorur terminologjinë nga fusha e ekonomisë.

Kontabiliteti i Biznesit – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Kontabilisti në Biznes” është të aftësoj studentët që të krijojnë një pasqyrë mbi strukturën, organizimin dhe kulturën organizative në biznes si dhe të demonstrojnë kontabilitetin dhe funksionet financiare e brenda biznesit.

Komunikimi i Biznesit dhe Shkrimi Akademik – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’u japë studentëve dije teorike të shoqëruar me shembuj praktikë, për të identifikuar strategjitë dhe specifikat e mesazheve komunikuese të bizneseve në epokën e shumësisë së mediave dhe mediatizimit të shoqërisë. Një qëllim tjetër është që t’i aftësojë studentët të përdorin burimet shkencore në hartimin e një eseje studentore.

Makroekonomia I – 9 ECTS

Lënda Makroekonomia ka për qëllim t’i pajis studentët me njohuri bazike mbi teoritë,konceptet dhe praktikat makroekonomike duke krijuar zhvlluar dhe avancuar dijen e studentëve në lëminë e makroekomisë si një bazë që mundëson funksionoimin e një ekonomie vendore si një nën sistem i sistemit global ekonomik.

Statistika për Ekonomi dhe Biznes – 9 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Statistikë për Ekonomi dhe Biznes” është të aftësoj studentët për njohuritë teorike, konceptuale dhe analitike për zgjidhijen e problemeve konkrete të fushës ekonomike dhe interpretimin e fenomeneve ekonomike për të cilat nevojitet zbatimi i statistikës dhe instrumenteve statistikore.

Kontabiliteti – 6 ECTS

Ky kurs synon t’u ofrojë studentëve njohuritë e nevojshme themelore në lidhje me kontabilitetin dhe rolin e tij në sistemin e menaxhimit të njësive ekonomike, me konceptet dhe parimet themelore të përdorura për ndërtimin e sistemit të kontabilitetit për të siguruar informacion të besueshëm dhe cilësor përmes pasqyrave financiare.

E Drejta e Biznesit – 6 ECTS

E drejta biznesore është një lëndë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik. Për atë arsye, kjo lëndë do t’i përgatisë studentet që t’i mësojnë rregullat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Të gjitha ato do t’ju mundësojnë studentëve një funksionim adekuat në një ambient juridik evolues.

Gjuha Angleze II – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Gjuhë Angleze 2” është të zhvilloj aftësitë e studentëve në të folurit dhe të shkruart në Gjuhën Angleze në fushën e ekonomisë gjegjësisht biznesit por në një nivel më të lartë krahasim me Gjuhë Angleze 1. Poashtu, u mundëson studentëve që të zhvillojnë të mënduarit kritik dhe logjik në formulimin e fjalive në mënyrë të drejtë duke përdorur terminologjinë nga fusha e ekonomisë.

Hyrje në Informatikë – 6 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm i lëndës është që studentët të përvetësojnë shkathtësitë që ofron TIK në zgjidhjen e problemeve të ndryshme me anë të përdorimit të kompjuterit. Në këtë seri, do të prezantohen disa Office Programe, të cilat do të mësojnë se si ti përdorni në kombinim me njëra tjetrën. Pjesëmarrësit do të njihen me shkathtësitë themelore të cilat do ti përdorin për realizimin e obligimeve të përditshme dhe atë, prej përfitimit të njohurive elementare në Windows deri te krijimi i prezantimit në PowerPoint, detyra themelore dhe të avancuara në Excel dhe njohja me Databazën në Access.

Viti II

Menaxhimi – 9 ECTS

Ky kurs ka per synim te pergjithshem paisjen e studenteve me njohurite dhe shkathtesite kritike të menaxhimit të përfshira në planifikimin, strukturimin, kontrollimin dhe udhëheqjen e një organizate. Njekohesishte synohet qe studentet te zhvillojne njohurite dhe shkathtesite e tyre (know how skills) konceptuale dhe metodologjike bashkekohore ne fushen e menaxhimit, për të diagnostikuar dhe sugjeruar zgjidhjet e përshtatshme për raste të ndryshme menaxheriale dhe organizative.

Marketingu – 9 ECTS

Përmes të kësaj lënde studenti do të mëson për rëndësinë e vendimeve afariste në ekonominë e tregut dhe rolin dhe rëndësinë e informacioneve për këto vendime, të cilat fitohen përmes të kërkimeve të marketingut. Pra, në aspektin teorik do të shqyrtohet procesi i kërkimeve të marketingut, që do të përfshinë fushë të gjerë të shqyrtimeve dhe zbatimit të metodave me rëndësi të mbledhjes, përpunimit, analizës, interpretimit dhe prezantimit të dhënave dhe rezultateve e kërkimeve me qellim dhënies se ofertës se marketing miks.

Informatika e Biznesit – 6 ECTS

Kjo lëndë do t’i njoftoj studentët se si informatika ka sjellë një botë krejtësisht të re të të bërit biznes, duke përdorur teknologjine inovative të informacionit dhe komunikimit për menaxhim.

Qëllimi i përgjithshëm i lëndës është që studentët të përvetësojnë shkathtësitë që ofron TIK në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të bizneseve.

Arti Krijues i Shitjes dhe Negociatës – 6 ECTS

Përmes kësaj lënde do të shqyrtojmë rolin e shitjes personale në procesin e biznesit dhe se si shitësit kryejnë detyrat e tyre dhe do të tregohet se çka është në të vërtetë shitja apo cili është profesioni dhe klima e shitjes. Do të shqyrtojë aspektet e ndryshme të detyrës së shitjes dhe si të realizohen këto punë në mënyrë efektive dhe efikase, gjithashtu do te paraqiten njohurit mbi procesin e shitjes – Teknikat mandej do te shqyrtohen tipet e shitjeve si dhe faktorët që ndikojnë ne shitje (vëmendja, interesi, dëshira, veprimi, kënaqësia).

Kontabiliteti Financiar – 6 ECTS

Qëllimi i, Kontabilitetit Financiar, është të zhvillojë njohuri dhe kuptim të parimeve themelore dhe koncepteve në lidhje me kontabilitetin financiar dhe aftësinë teknike në përdorimin e teknikave të kontabilitetit me hyrje të dyfishtë, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare themelore.

Integrimet Ekonomike Evropiane – 6 ECTS

Kjo lëndë ka për qellim që studentët të njoftohen me informata të nevojshme lidhur me integrimet ekonomike rajonale, me theks të veçante për Bashkimin Evropian. Tjetër qëllim i kësaj lënde është që student të mësojë për rëndesinë e integrimit ekonomik kundrejt atij politik Studentet do të njoftohen me historikun e krijimit të Bashkimit Evropian dhe institucionet e tij, kriteret e Kopenhages për integrim në BE. Në fokus të vecantë do të jetë zbatimi i ekonomise, me theks të vecantë të tregtisë së hapur, financave publike dhe teorive makroekonomike të tregëtisë.

Kërkimi i Tregut – 9 ECTS

Kursi është hartuar për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre kërkimore, kërkimore dhe komunikuese ndërsa ofrojnë njëharta rrugore për karrierën e tyre të ardhshme në marketing ose biznes ndërkombëtar. Ky kurs do t’u sigurojë studentëve njëpasqyrë e mundësive të karrierës në marketing dhe biznes ndërkombëtar.

Sjellja e Konsumatorit – 9 ECTS

Sjellja Konsumatore është një lëndë që studion përse dhe si konsumatorët marrin vendimet të caktuara dhe si sjelljet e tyre ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve të caktuar.
Lënda jep modelin me të avancuar për të kuptuar marrjen e vendimeve konsumatore, gjë që shërben si një program për suksesin e bizneseve në ekonominë e tregut dhe në kohën e hipër konkurrencës.

Ndërmarrësi dhe NVM-të – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që përmes njohjes së parimeve bazë të ndërmarrësisë, të jenë në gjendje të identifikojnë faktorët kryesorë që ndikojnë në hartimin dhe zhvillimin e një ideje të suksesshëm. Përmes kësaj lënde, studentët do të pajisen me njohuri rreth ndërmarrësisë si proces dhe zhvillimi të personalitetit të ndërmarrësit, zhvillimit të një ideje të suksesshme, format e ndërmarrësisë, projektimin e idesë për biznes përmes ndërtimit të planit të biznesit.

Trendët e Globalizimit – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde është njohja e studentit me parimet, konceptet dhe shumëdimensionalitetin e trendeve të globalizimit.

Financat Publike – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit” Financat Publike” është që te aftësojë studentët për kuptimin e nocionit dhe funksionin e financave publike, me theks të veçantë njohuri themelore për çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me sektorin publik.

Lidershipi – 6 ECTS

Kjo lende është hartuar për t’u siguruar studentëve njohuritë themelore të lidershipit si një fenomen dhe ndikimin e tij në sjelljen organizative dhe individët. Kjo lende do të analizojë teoritë kryesore mbi lidershipin dhe do të analizojë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në procesin e udhëheqjes.

Viti III

Biznesi Ndërkombëtar – 6 ECTS

Kjo lende shqyrton mjedisin biznesor ndërkombëtar dhe ofron sfond teorik dhe praktik për të zbatuar strategji dhe marketing për depërtimin me sukses të tregjeve ndërkombëtare dhe menaxhimin e firmave ndërkombëtare. Pergjate ligjeratave do te trajtohen artikujt aktual të lajmeve duke i nderlidhur me temat e mesimore, do te analizohen opsionet strategjike për funksionet kryesore të firmës si menaxhim ne nivel nderkombetar, prodhim, menaxhim materialesh, kërkime dhe zhvillime dhe financa, marketing dhe do te shqyrtohen se si këto funksione lidhen me strategjin ndërkombëtare te kompanise.

Strategjia e Marketingut – 6 ECTS

Kjo lëndë integron studimet e mëparshme ne fushën e marketingut ne kontekstin e veprimit strategjik të ndërmarrjes e ku ne pjesën e pare tregon se ku është biznesi , mandej kalohet ne fazën se çka duhet bere, ku duhet te jemi ne te ardhmen dhe si te shtyhet biznesi me strategjinë e marketingut , gjithashtu do te trajtohet edhe rruga se si do te shkoj dhe si do te jete lidhja me tregun sipas një plani te marketingut dhe përfundimisht do te tregohet se si do te implementohet strategjia e marketingut përmes modeleve strategjike.

Marketingu Digjital – 6 ECTS

Qëllimi i kursit “Marketing Digjital” është të aftësoj studentët në zhvillimin marketingut digjital, përzgjedhjen e mjeteve dhe metodave për krijimin e planit të marketingut digjital për kompaninë për të cilën punojnë.

Promocioni – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit “Promocioni” është të përcjellë kuptime tek audienca e synuar në mënyrë që të ndërtojë një markë të fortë, çështjet specifike që përfshijnë vendime themelore të promocionit, përmbledhje krijuese, shkrim mesazhesh, strategji komunikimi dhe strategji mediatike,si dhe te ofroj teori, koncepte, teknika dhe modele të rëndësishme dhe të azhurnuara në komunikimin dhe promovimin e marketingut.

E-Biznesi – 6 ECTS

Lënda ka për qellim studimin e ndikimit të teknologjisë digjitale në strategjitë e biznesit duke u bazuar në kërkesat e tregut kombëtarë, rajonal dhe global. Kursi i lendës bazohet në kalimi i sistemit klasik të të bërit biznes në sistemin digjital duke u bazuar në trendët globale, duke përfshi sipërmarrësit të kenë më letë qasjen në tregun global nëpërmjet sistemit të teknologjisë. Studentët do të fitojnë njohuri rreth rëndësisë së impaktit të teknologjisë në sistemin operativ të menaxhmentit, në sistemin e ndërmarrësisë, në sistemin e – comerecit, në sistemin e e –marketingut etj.

Kontabiliteti Menaxherial – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës është t’u prezentoj studentëve rëndësinë e informcioneve të kontabilitetit si një mjet i menaxhmentit për të marrë vendimet e duhura menaxheriale.

Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – 6 ECTS

Qëllimi i përgjithshëm i lëndës është t’i njoftojë studentët me parimet themelore dhe teknikat e menaxhimit të burimeve njerëzore. Lënda integron konceptet e shkencave sociale dhe aspektet teknike në sensin praktik të botës reale. Aspekti praktik theksohet edhe gjatë ushtrimeve, ku studentët praktikojnë zgjidhjen e problemeve të simuluara përmes rasteve të studimit.

Marketingu i Shërbimeve – 6 ECTS

Ky kurs është i dizajnuar për ata studentë të cilët mund të jenë të interesuar të punojnë në industrinë e shërbimeve dhe në adresimin e nevojave të dallueshme dhe sfidat e menaxhimit të shërbimeve dhe dhënien e shërbimeve cilësore për klientët.

Qëllimi kryesor i këtij moduli është që të përgatisë studentët që të jenë të menaxherë të suksesshëm në këtë ekonomi gjithnjë të orientuar në shërbime.

Marketingu Ndërkombëtar – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është të njohë studentët me bazat e marketingut ndërkombëtar, sfidat globale dhe diversitetin kulturor. Ajo thekson rëndësinë e strategjive konkurruese, analizës së tregjeve dhe operacioneve të bizneseve të vogla. Studentët zhvillojnë mendim kritik dhe aftësi kërkimore për të kuptuar dhe aplikuar marketingun në një kontekst ndërkombëtar.

Menaxhimi i Projekteve – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i kursit është që studentëve tu ofrojë njohuri bazike për procesin e menaxhimit të projekteve. Qëllim specifik i kursit është që studentët të njohin llojet e projekteve dhe kompleksitetin e menaxhimit të tyre; të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë për përcaktimin qëllimeve, objektivave, aktiviteteve, resurseve, kohës dhe kostos së projektit duke aplikuar metodat, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit.

Tema e Diplomës (Bachelor) – 6 ECTS

Qëllimi i punimit final të diploës është që studentët përmes metorimit nga një metorë i fushës së ngushtë të përzgjedhur, ne menyrë të pavarur të realizojnë një punim i cilir reflekton arritjen e përmbushjes të të gjitha fazave të cilat lidhen me temën e diplomës.

Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionit – 6 ECTS

Perkunder qe menaxhimi i dijes dhe inovacionit është njohur si një aftësi dhe burim kryesor strategjik për organizatat moderne dhe mësim efektiv, megjithatë, eficenca e menaxhimit te dijes dhe inovacionit mbetet një sfidë kryesore për shumicën e organizatave. Prandaj në këtë kurs do të angazhohemi me disa nga çështjet kryesore në lidhje me menaxhimin e dijes dhe inovacionit në organizata.

Sjellja Organizative – 6 ECTS

Qëllimi kryesor i lëndës “Sjellje Organizative” është të aftësoj studentët në zhvillimin e mendimit kritik dhe logjikë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në organizatë dhe marrjen e vendimeve në nivel të menaxhimit të situatave përmes përdorimit të modeleve, metodave dhe shembujve konkrete nga ligjëratat dhe ushtrimet e lëndës.

Ligjet Komerciale dhe Tatimet në Kosovë – 6 ECTS

Qëllimi i lëndës është që t’i njoftoj studentët dhe të ju jap njohuritë bazike në lidhje me kërkesat ligjore që kanë të bëjnë me tatimet dhe aspektet komerciale të ndërmarrjeve në Kosovë. Gjithashtu ky syllabus synon të ju jap njohuri studentëve me parimet dhe fushat teknike të tatimeve dhe ligjeve komerciale, pasi që ato ndikojnë në aktivitetet e individëve dhe bizneseve në Kosovë.