Marketing dhe Administrim Biznesi

Qëllimi dhe profili i programit

Studimet e marketingut dhe administrimit të biznesit, ju mundësojnë studentëve që të fitojnë njohuri thelbësore të marketingut, ekonomisë dhe biznesit. Studentët do të përcjellin module të veçanta dhe do të përgatiten me shkathtësi teorike dhe praktike me një fleksibilitet që stimulon aftësitë kreative të tyre. Vijuesit e këtij programi do të fitojnë dije e shkathtësi të nevojshme për promocionin, punë menaxheriale, kapacitetin për mendim kritik, komunikim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve si dhe sjellje ligjore dhe etike. Ky program, përmes edukimit të mirë për marketing me fokusim në kreativitetin global, po ashtu i përgatit studentët për karrierë të diversifikueshme në menaxhmentin global, në tregjet e reja që shfaqen, administrim dhe ndërmarrësi nëpërmjet teknologjive për organizim më të lehtë. Në vazhdim është një listë e profesioneve, për të cilat diploma e marketing dhe administrimit të biznesit është veçanërisht e nevojshme: Menaxher marketingu, menaxher i promovimit, menaxher përfaqësues, menaxher bankar, broker, menaxher i logjistikës dhe distribuimit, kontabilist, zyrtar i sigurimeve, konsultant i menaxhmentit, menaxher i resurseve humane, menaxher i shitjes, agjent burse, menaxher i financave, menaxher i administratës, menaxher i bizneseve të vogla dhe të mesme etj

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:
1. Definojne dhe përshkruajnë teoritë mikroekonomike dhe makroekonomike si dhe të demonstrojnë njohuritë për marketing dhe administrim të biznesit, për funksionimin e bizneseve dhe mjedisin e tyre, menaxhimin dhe udhëheqjen e tyre
2. Njohë problemet teorike dhe praktike të marketingut dhe biznesit, të krijimit, menaxhimit, promovimit dhe zhvillimit të bizneseve
3. Krahasojnë dhe bëjnë dallime mes teorive të ndryshme për marketing dhe administrim biznesi dhe shpjegojnë rëndësinë e marketingut në suksesin e biznesit
4. Shqyrtojë dhe krahasojë alternativat për të zgjidhur problemet në shitje, marketing dhe udhëheqjeje apo menaxhim te një biznesi
5. Aplikojnë teoritë kryesore dhe të gjitha shkathtësitë e mësuara në fushën e marketingut dhe administrimit të biznesit në hartimin e nje plani të biznesit, planit të marketingut dhe një strategjie të menaxhimit
6. Analizon dhe argumenton rëndësinë e strategjive të ndryshme të marketingut dhe menaxhimit të bizneseve
7. Identifikon nevojat e bizneseve vendore dhe ndërkombëtare për marketing dhe administrim efektiv në kushtet e globalizimit
8. Ndërlidhe teoritë dhe praktikat në fushat e ekonomisë, menaxhmentit dhe marketingut për të organizuar një plan efektiv të biznesit dhe për të propozuar alternative për problemet në një biznes
9. Komunikojnë në mënyrë efektive dhe të reflektojnë në mënyrë kritike në fushën e administrimit të biznesit dhe marketingut.
10. Demonstrojnë një vlerësim kritik të çështjeve ekonomike, sidomos ato me rëndësi për administrimin e bizneseve, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe kapitale, dhe mënyrat efektive të marketingut nëpërmjet promocionit, shitjes, distribuimit dhe produktit apo shërbimit.

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Ekonomikut – Drejtimi i Marketing dhe Administrim Biznesi

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Marketing dhe Administrim Biznesi zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra. Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS. Të gjitha këto drejtime krijojnë mundësi të vazhdimit të studimeve në nivelin Master, që është 2 vjeçar apo 120 ECTS.

Viti I

Mikroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi i këtij kursi është njoftimi i studentëve lidhur me kuptimet themelore mbi Ekonomiksin dhe Mikroekonominë, mënyra ekonomike e të menduarit, krijimi i idesë për identifikimin dhe raportin ndërmjet ofertës dhe kërkesës në treg, si dhe ekuilibrin e tregut, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Mikroekonominë, si hyrje. Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Mikroekonominë dhe aftësimi për mendim kritik lidhur me ato çështje.

Matematike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Në fund të kursit synohet aftësimi i studentëve për mendim të pavarur lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me matematiken për ekonomi dhe biznes, lidhur me këto çështje: Te promovojnë se posedojnë njohuri për numrat dhe veprimet themelore me numra, njehsimin e proporcionit dhe përqindjes, eksponentët dhe rrënjët, shprehjet algjebrike; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi zgjidhjen e ekuacioneve dhe inekuacioneve lineare, katrore, ku njëkohësisht duhet t`i zbatojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga biznesi dhe ekonomia; Të promovojnë se posedojnë njohuri mbi funksionet me një ndryshore, vetit e tyre dhe grafikët tyre; Të jetë i gatshëm të përdorë funksionet e caktuara matematikore për nevojat e ekonomiksit dhe biznesit dhe të jetë i aftë të kalojë në nivele të tjera të matematikës që vazhdojnë në semestrat vijues.

Gjuhe Angleze I 6 ECTS

Qëllimi dhe rezultatet e pritura të nxënit janë: Te kenë aftësi të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik; Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze; Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm; Rritjen aftësitë e studentëve në lexim, shkrim, dëgjim dhe komunikim gojor; Të rrit vetëbesimin e studentëve të komunikojnë në gjuhën angleze nëpërmes të folurit dhe shkrimit; Të pasurojnë fjalorin e tyre me tema nga ekonomia; Të komunikojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre; Të përdorin stile të ndryshme të anglishtes në kontekste të ndryshme ekonomike.

Makroekonomia I 9 ECTS

Qëllimi kryesor i kësaj lënde përmes programit të saj është që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme teorike me zbatim konkret në jetën praktike të kategorive dhe postulateve të makroekonomisë. Përmes programit të kësaj lënde, studentët njoftohen me terminologjinë dhe kategoritë kryesore makroekonomike, me të cilat do të ballafaqohet edhe në jetën praktike. Me përvetësimin e materies së kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje dhe të aftë në pikëpamje profesionale, që t’i sintetizojnë dhe sinkronizojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara dhe ato t’i realizojnë në jetën praktike në funksion të zhvillimit ekonomik. Me kompletimin e këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje të:
– kuptojnë natyrën e problemeve makroekonomike;
– shpjegojnë se si bashkëveprojnë akterët e ndryshëm në procesin makroekonomike;
– vlerësojnë efektet e dështimit të tregut dhe të informatave joefiçente në marrjen e vendimeve nga agjentet makroekonomik;
– jenë në gjendje të aplikojnë analizën ekonomike në tregje të ndryshme në aspektin makroekonomik.

Statistike për ekonomi dhe Biznes 9 ECTS

Qëllimi i lëndës është aftësimi i studentëve në të kuptuarit e koncepteve themelore nga statistika, aftësimi i tyre në zbatimin e instrumenteve statististikore në shembuj të ndryshëm nga ekonomia dhe fushat tjera; të njihen me elementet e kombinatorikës dhe të aftësohen në zbatimin e tyre në shembuj konkret; të njihen me njohuritë nga probabiliteti, indekset dhe distribuimet dhe zbatimet. Qëllimi tjetër është zhvillimi i shkathtësive dhe aftësive të studentëve në mënyrë që ata me sukses t’i zgjidhin problemet konkrete të fushës ekonomike dhe interpretimin e fenomeneve ekonomike për të cilat nevojitet zbatimi i statistikës dhe instrumenteve statistikore. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje:
– Të përvetësojnë konceptet themelore statistikore, të dhënat, karakteristikat e tyre, format e paraqitjes së tyre.
– Të aftësohen në përcaktimin e mesatares aritmetike, harmonike, gjeometrike; medianës dhe modës.
– Aftësimi i tyre në përcaktimin e tyre dhe zbatimin e tyre me shembuj konkretë.
– Të përvetësojnë konceptin e dispersionit, devijimit standard dhe zbatimin e tyre me shembuj nga ekonomia.
– Të përvetësuarit e konceptit të variancës, llojet dhe zbatimet e tyre.

Kontabiliteti 6 ECTS

Njohuritë e fituara shërbejnë si bazë për vazhdimin e studimit të lëndës kontabiliteti financiar, analiza financiare, menaxhmenti financiar, kontabiliteti menaxherial dhe lëndëve tjera të kësaj natyre. Në fund të semestrit studentët do të jenë në gjendje që të regjistrojnë transaksionet afariste, të evidentojnë ndryshimet ekonomike në pasurinë e ndërmarrjes, ndryshimet e stoqeve, matjen e saktë të ardhurave dhe të dalave me qëllim që të krijojnë të dhëna për përgatitjen e bilancit të gjendjes, pasqyrën e të ardhurave dhe të dalave (bilancin e suksesit), raportin mbi rrjedhjen e parasë si dhe informacione tjera plotësuese të nevojshme për menaxherët e ndërmarrjes dhe përdoruesit e jashtëm. Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin zhvillimin historik të kontabilitetit dhe procesit të evidentimit të transaksioneve ekonomike;
– Të njohin udhëzuesit e kontabilitetit (supozimet, parimet, kufizimet);
– Të regjistrojnë llojet e ndryshme të transaksioneve ekonomike te firmat tregtare;
– Të bëjnë vlerësimin e KMSH-së dhe inventarit të mallit sipas metodave të kostos – FIFO-së, LIFO-së dhe mesatares;

Lëndët zgjedhore
E Drejta Biznisore 6 ECTS

E drejta biznesore është një lëndë e rëndësishme për zhvillimin intelektual dhe profesional të studentëve, sidomos të atyre që në të ardhmen do të jenë të angazhuar në fushën e biznesit. Tani më shumë se kurrë, kjo lëndë ka një rëndësi të veçantë sepse Kosova është duke kaluar nëpër një transformim juridik dhe ekonomik. Për atë arsye, kjo lëndë do t’i përgatisë studentet që t’i mësojnë rregullat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar. Të gjitha ato do t’ju mundësojnë studentëve një funksionim adekuat në një ambient juridik evolues. Studentët do të arrijnë rezultate të mira, siç janë: Kuptimi i natyrës së çështjeve juridike me të cilat ballafaqohen biznesmenët; Kuptimi i elementeve bazike të marrëdhënieve ndër-biznesore juridike; Kuptimi i metodave për identifikimin paraprak të problemeve të mundshme juridike në ambientin biznesor në vend dhe ndërkombëtar dhe zgjidhjen e problemeve potenciale në favor të tyre.

Viti II

Menaxhment 9 ECTS

Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin zhvillimin historik të menaxhmentit dhe organizimit të punës;
– Zhvillojnë dhe organizojnë menaxhmentin;
– Kuptojnë veçoritë kryesore të menaxhmentit bashkëkohor;
– Marrjin vendime menaxherile;
– Komunikoj, organizoj dhe planifikoj kontrollin Bazat e planifikimit si aktivitetet I procesit menaxherik.

Marketing 6 ECTS

Ligjëratat nga Marketingu do te ju ofroje studentëve njohurit teorike dhe praktike mbi marketingun si gjenerator i ndryshimeve ne botëkuptimin e tregut dhe konsumatorit posaçërisht. Studentet do te krijojnë bazën e njohurive te veta mbi marketingut e qe pastaj do tu mundësoj te bëjnë kërkimet e veta ne këto lami:
– Njoh rëndësinë e marketingut ne ndërmarrje;
– Përshkruan procesin e marketingut dhe ta kupton ate si një proces dinamik
– Mund të vlerëson burimet e të dhënave dhe metodat të cilat janë përdorur për ti mbledhur ato të dhëna;
– Të përshkruan elementet e marketing miksit.

Hyrja ne Biznes 6 ECTS

Nëpërmjet studimit të kësaj lëndë studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë lidhjen dhe rolin që kanë në biznes çështje të tilla si:
– Misioni, qëllimet dhe objektivat e biznesit;
– Mjedisi në të cilin biznesi operon;
– Qeverisja e biznesit dhe përgjegjësitë shoqërore të tij;
– Planifikimi, organizimi, drejtimi dhe kontrolli i biznesit;
– Menaxhimi i burimeve njerëzore, motivimi dhe udhëheqja;
– Bazat e marketingut, kërkimi në treg, marketingu miks, promocioni, reklama dhe shpërndarja; – Kontabiliteti udhëheqës dhe ai financiar;
– Menaxhimi financiar i firmës; menaxhimi i investimit dhe planifkimi i financave personale;
– Menaxhimi i operacioneve, sistemet e menaxhimit të informacionit dhe ndërmarrjet dixhitale.

Kërkime Tregu 6 ECTS

Përmes të kësaj lënde studenti do të mëson për rëndësinë e vendimeve afariste në ekonominë e tregut dhe rolin dhe rëndësinë e informacioneve për këto vendime, të cilat fitohen përmes të kërkimeve të marketingut. Pra, në aspektin teorik do të shqytrohet procesi I kërkimeve të marketingut, që do të përfshinë fushë të gjerë të shqyrtimeve dhe zbatimit të metodave me rëndësi të mbledhjes, përpunimit, ananlizës, interpretimit dhe prezentimit të të dhënave dhe rezultateve e kërkimeve. Objektivat specifike të mësuarit janë:
1. Kuptimi i marrëdhënieve në mes të hulumtim të tregut dhe vendim-marrjes
2. Mësimin e proceseve për përdorimin e projekteve në formulimin dhe kryerjen e hulumtimit të tregut
3. Te kuptuarit e kushteve të tregut në të cilat ndërmirren hulumtime, dhe ndikimin e këtyre kushteve në llojin e kërkimit, duke përfshirë metodologjinë dhe menaxhimin e projektit .
4. Kuptueshmërinë e sërë teknikave cilësore dhe sasiore si dhe metodat në dispozicion në hulumtimin e tregut, duke përfshirë aplikimin dhe kufizimet
5. Të jeni në gjendje të përdorni gjuhën e hulumtimit të tregut siç është përdorur nga praktikuesit dhe njerëzit e biznesit

Strategji Marketingu 9 ECTS

Përmes të kësaj lënde studenti do të mëson për rëndësinë dhe rolin e strategjisë së marketingut dhe planifikimin strategjik te bizneseve. Në përfundim të suksesshëm të kësaj lende studenti/a do të jetë ne gjendje të:
– analizoj tregun dhe industrinë ne të cilën vepron ndërmarrja,
– të vlerësoj drejt konkurrencën dhe të çmoj drejt përparësitë dhe dobësitë e,
– të cilat pasqyrohen ne një plan efektiv të marketingut të ndërmarrjes.
– jene ne gjendje te drejtojne kompani te ndryshme drejt realizimit te vizionit dhe misionit te tyre.
– kontribojne ne zhvillimin dhe menaxhimin e marketingut te shume kompanive ne vende dhe jasht vendit.

Informatike Biznesi 6 ECTS

Si lëndë më specifike ka për qëllim që gjatë ligjeratave të njoftoj studentët me drejtimet e reja në këtë fushë, rolin dhe rëndësinë e informative në proceset afariste dhe në procesin e marrjes së vendimeve, të analizoj kërkesat informatike dhe ti njoftoj studentet me përparësit të cilat I ofron informatika dhe produktet e saj për një afarizëm të suksesshëm. Pas përfundimit të këtij studimi, studentët do të jenë në gjendje:
– Të njohin rëndësinë e përdorimit të teknologjisë informatike në afarizmin bashkëkohor,
– të kuptojnë se pse aplikimi I kësaj teknologjie është imperative I kohës,
– do të mund të bëjnë krahasime midis formave dhe modeleve të reja të biznesit të ndikuara nga teknologjia informative dhe komunikuese (ICT) e në veqanti Interneti dhe rrjetat kompjuterike,
– do të dine të projektojnë dhe dizajnon organizimin e të dhënave në baza të të dhënave.
– do të jenë në gjendje që praktikisht, duke e përdorur kompjuterin të zhvillojnë detyra dhe të zgjidhin problem ekonomike.

Lëndët zgjedhore
Busines English 6 ECTS

Disa prej qëllimeve të kursit janë: Aftësimi i studentëve për tema të ndryshme nga ekonomia, kompani biznesi, trende ekonomike, kultura dhe tekste autentike të cilat kane për qëllim ngritjen e nivelit te leximit, kuptimit dhe komunikimit gojor dhe me shkrim nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si p.sh. prezantime, ese, pune jashtë klasës, dëgjim, diskutim etj. Në fund të kursit pritet që studenti të jetë në gjendje të :
• Ketë aftësi të të folurit, dëgjuarit, shkrimit dhe leximit të cilat;
• Mundësojnë mënyra efektive dhe të ndryshme të komunikimit;
• Në situata reale brenda dhe jashtë kontekstit akademik;
• Përjetojë dhe të analizojë stile të ndryshme të gjuhës angleze;
• Komunikojë me njerëz të profileve dhe sektorëve të ndryshëm.

Viti III

Biznesi Ndërkombëtar 6 ECTS

Synimi i përgjithshëm i kësaj lënde është që t’ju ndihmon të zhvilloni një kuptim të variablave ekonomike, socio-kulturore dhe rregullimit politik të cilat ndikojnë në marketingun e produkteve dhe shërbimeve në mjedisin global. Me realizimin e zhvillimit të kësaj lende, studentët do të munden:
o Të kuptojnë dallimet midis krijimit, mirëmbajtjes dhe modifikimi global në krahasim me strategjitë ndërkombëtare nga këndvështrimi i biznesit ndërkombëtar;
o Të ndërtojnë një teknik vlerësimi të çmuar për kompletimin e analizave të çmimit dhe zbatim global;
o Kompletojnë analizat SWOT për kompani të ndryshme ndërkombëtare, dhe gjithashtu të përfshin dhe të definojnë tregje të reja globale;
o Të kuptojnë thelbin e biznesit ndërkombëtar global dhe përdorimin e komunikimit global;
o Të definojnë dhe të përdorin strategjitë për të vlerësuar kompanitë e përbashkëta potenciale (joinit ventures), bashkim dhe blerje të kompanive të ndryshme për të fituar tregje të reja;
o Të ndërmarrin vendime të rëndësishme në cilët tregje t’i segmentojnë dhe të participojnë kompanitë, cilën mënyrë të hyrjes të përdorin, etj.

Ndërmarrësi dhe NVM-te 6 ECTS

Qëllimi i kësaj lënde është që studentët:
• Të kuptojnë rëndësinë e Ndërmarrësit dhe NVM-ve për një ekonomi,
• T’i aftësojë dhe të rrisë shkathtësitë e tyre për të planifikuar dhe gjeneruar dhe menaxhuar NVM-të.
Pas përfundimit të këtij moduli, studentët do të jenë në gjendje:
• Të përshkruajnë dhe të marrin iniciativa praktike për themelimin e NVM-ve,
• Do të jenë në gjendje që të dinë për strukturën pronësore dhe rëndësinë e ndarjes së • menaxhimit nga prona,
• Do të kuptojnë dhe kërkesat themelore të një plani të biznesit,
• Do të dinë rëndësinë e menaxhimit dhe si menaxhohen këto NVM-të,
• Do të njohin pengesat me të cilat ballafaqohen NVM-të,
• Rëndësinë e mjeteve financiare,
• Rëndësinë e pjesëmarrjes në export etj.

Sjellje Konsumatore 6 ECTS

Studentët të fitojnë njohuri për konceptet e sjelljes së konsumatorit, dhe për të identifikuar ndikimet e situatës të brendshme dhe të jashtme mbi sjelljen e konsumatorëve, në mënyrë që të hartojnë strategjitë e shërbimit të konsumatorit në organizata. Në përfundim të kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje që të:
• Të kuptoj sjelljen e konsumatorëve dhe kërkesat e tyre të mundshme
• Të shpjegoj, krahasoj dhe interpretojnë teoritë sociale dhe psikologjike dhe të
• Të shpjegoj dhe vlerësoj se si psikologjia e konsumatorit është i ndikuar nga
• Të kuptoj dhe analizoj ndërveprimet dhe efektet e tyre në mes të konsumatorëve,
• Të aplikoj konceptet dhe teoritë për të hartuar strategjitë e shërbimit të konsumatorëve në organizatata.

Promocioni 6 ECTS

Ky kurs i ofron studentëve një mundësi për të kuptuar reklamimin dhe mënyrat e tjera të komunikimit masiv. Në këtë kurs do të analizojmë gjithashtu dhe përdormin e reklamave dhe promocioneve në media. Gjatë këtij kursi studentët do to paraqiten me modelet e ndryshme të reklamave dhe përdorimi i tyre. Gjithashtu ato do të njëhen në mnënyrë të detajuar rreth rolit të promocioneve nga kompanitë e ndryshme. Në përfundim të ciklit të ligjëratave dhe ushtrimeve nga kjo lëndë, studentët duhet të jenë të aftë:
– Aplikimi i njohurive themelore për analizën ,planifikimin, organizimin, menaxhimin dhe kontrollin e promocionit si element i marketingut në praktikë
– Studenti do ta njeh rendësin e aplikimit të konceptit tëmarketingut ne biznes,
– Do ta njeh rolin e Promocionit ne ngritjen e imazhit tëBiznesit,
– Do te jete ne gjendje te projekton një plan përpromocionin e biznesit,
– Do te jete ne gjendje qe te zhvillon aktivitetinpromovues në mënyrë të pavarur.

Marketingu Ndërkombëtar 6 ECTS

Synimi i përgjithshëm i kësaj lënde është që t’ju ndihmon të zhvilloni një kuptim të variablave ekonomike, socio-kulturore dhe rregullimit politik të cilat ndikojnë në marketingun e produkteve dhe shërbimeve në mjedisin global. Me zhvillimin dhe përfundimin e lëndes, studentët do të munden:
– Kuptojnë se si parimet themelore të marketingut aplikohen në një mjedise të ndryshme kulturore, politike, ligjore dhe ekonomike,
– Të jenë në gjendje të analizojnë tregjet e huaja për të përcaktuar potencialin e tyre të veprimtarisë së tyre të përgjithshme,
– Të jenë në gjendje për të hartuar strategjitë për konkurrencën globale,
– Të jenë në gjendje të shpjegojnë metodat e ndryshme për të hyrë në tregjet e huaja, shkallën e angazhimit që kërkohet si dhe nivelet e rrezikut,

Menaxhimi I projekteve 6 ECTS

Fitimi i njohurive dhe shkathtësive për menaxhim të projekteve;
• Studentët të kuptojnë rëndësinë e hartimit të projektit si parakusht i rëndësishëm për sigurimin e mjeteve financiare nga institucionet e ndryshme financiare;
• Studentët fitojnë njohuri për hartimin dhe zbatimin e projektit;
• Të mundësojë studentëve ta njohin ndikimin e rrethinës në menaxhimin e projekteve;

Menaxhimi I Marketingut 6 ECTS

Përmes të kësaj lënde studenti do të mëson për rëndësinë dhe rolin e e menaxhimit te marketingut dhe planifikimin strategjik te bizneseve. Si te jene te orientuar ne konsumatore dhe menaxhojne me tregun, ku si rezulltat do te rrisin qellimin e biznesit-fitimin. Gjate diskutimeve interaktive ne klase do te prezantojme nje veshtrim te teorive/ termave/ aplikimeve te menaxhimit te marketingut, dhe do te diskutohen raste te ndryshme te kompanive jashte dhe brenda vendit, te cilat jane lidere ne treg duke ju pershtate nevojave dhe kerkesave te tregut. Njekohesisht do te kete dhe prezantime te disa kompanive me te njohura ne vend dhe menyren se si ata e drejtojne apo menaxhojne marketingun ne bizneset e tyre, ne menyre qe te diskutohet teoria dhe praktika ne arritjen e suksesit te bizneseve. Studentët që kryejnë me sukses këtë lëndë mësimore do të aftësohen të kryejnë këto punë:
– Rendesia e MM ne ekonomin e e tregut;
– Zhvillimi i planeve dhe strategjive te MM;
– Kerkimet e tregut dhe parashikimi i shitjes;
– Analiza e sjelljeve te konsumatoreve;
– Strategjia e STP-se;
– Perpilimi i planit te 4P-ve;
– Implementimi dhe evaluimi i palnit te MM.

Marketingu I sherbimeve 6 ECTS

Përmes kësaj lënde studenti do të mëson për rëndësinë e vendimeve afariste në ekonominë e tregut dhe rolin dhe rëndësinë e informacioneve për këto vendime, të cilat fitohen përmes marketingut te sherbimeve. Pra, në aspektin teorik do të shqytrohet procesi marketingut te sherbimeve ne ndermarrjet biznisore, që do të përfshinë fushë të gjerë të shqyrtimeve dhe prezentimit të dhënave dhe rezultateve te marketimit te sherbimeve. Në përfundim të ciklit të ligjëratave dhe ushtrimeve nga kjo lëndë, studentët duhet të jenë të aftë:
– Të diskutojë për sfidat dhe ambientin e marketingut të veprimtarive shërbyese
– Të kuptojë evoluimin e zhvillimeve ekonomike me theks në veprimtaritë shërbyese
– Të dallojë përparësitë dhe mangësitë konkuruese të ndërmarrjeve të cilat konkurojnë me veprimtari të ndryshme në treg
– Të diskutojë proceset globale dhe për rendësinë e marketingut ndërkombëtar;
– Të përshkruajë ndikimin e marketingut në biznesin global dhe suksesin e ekonomive nacionale.

Lëndët zgjedhore
Menaxhimi i Burimeve Njerzore 6 ECTS

Disa nga qëllimet specifike të kësaj lënde:
– Do të ngritë aftësitë për të lidhur strategjinë e resurseve njerëzore me strategjinë e ndërmarrjes,
– Do të ngrit aftësitë për të kuptuar , zhvilluar dhe zbatuar sistematikisht zhvillimin dhe trajnimin e resurseve njerëzore
– Do të ngritë aftësitë intelektuale individuale dhe te organizatës (kolektive) – Demonstrojë dhe kuptoje funksionet e Burimeve njerëzore
– Te parashohë ndërrimet ne rrethine dhe ne baze te kësaj te jene ne gjendje te analizoje nevojat për Burimeve njerëzore të organizatave.
– Të vlerësojnë dhe ngrit performancën e organizatës
– Të aplikojnë metoda dhe instrumente për motivimin e Burimeve njerëzore ne organizata
– Të hulumtojnë dhe të orientohen në inovacione për Burimet njerëzore

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19