Gjuhë të Huaja

Misioni i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është të nxisë përsosmërinë dhe qasjen me studentin në qendër në mësimdhënie, mësim-nxënie dhe hulumtim, duke i pajisur studentët me njohuri të avancuar gjuhësore, një sërë aftësish të transferueshme dhe kompetenca kyçe të cilat janë esenciale për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm akademik dhe profesional, punësimin në një sërë fushash vendore dhe ndërkombëtare të karrierës, dhe të kontribuoj në zhvillimin e komunitetit, industrisë dhe rritjen shoqërore.

 

Fakulteti synon të arrijë këtë mision nëpërmjet një angazhimi për të mësuarit gjatë gjithë jetës, ofrimit të përvojave transformuese dhe inovative të të mësuarit dhe metodologjive të mësimdhënies, dhe ofrimit të aftësive që u mundësojnë studentëve të navigojnë dhe përdorin në mënyrë efektive sasinë e madhe të informacionit të vënë në dispozicion nga teknologjitë e reja. Për më tepër, objektivi i Fakultetit është të lehtësojë rritjen personale të studentëve, të demonstrojë vetëdije gjuhësore dhe kulturore, të inkurajojë të menduarit kritik dhe të lehtësojë komunikimin efektiv.

Galeria