Qëllimi i këtij programi është të përgatisë një gjeneratë të re të fuqisë punëtore kompetente për studime të përgjithshme të gjuhës angleze dhe në fushën e përkthimit. Programi synon të përgatisë një gjeneratë të re të ekspertëve të gjuhës në fushën e gjuhës angleze, të zhvillojë dialogun ndërkulturor, të rrisë mundësitë e të rinjve për të studiuar dhe punuar jashtë vendit, të lehtësojë mundësitë e punësimit në organizata dhe kultura zyre ku anglishtja është mjeti kryesor i komunikimit. Profili akademik i programit është i dyfishtë. Kompetenca gjuhësore në anglishte zhvillohet me anë të Profilit të Përgjithshëm të Gjuhës Angleze, ndërsa studentët fitojnë edhe shkathtësi të përkthimit (d.m.th. në disiplina të ndryshme të tilla si interpretim konsekutiv, simultan dhe përkthim letrar).
Pas diplomimit në nivelin e baçelorit të gjuhës angleze, drejtimi i PËRGJITHSHËM, studentët do të:
– shprehin idetë, opinionet dhe argumentet anglishte të folur dhe të shkruar të qartë, gramatikisht të saktë
– parafrazojnë, analizojnë dhe shqyrtojnë në mënyrë kritike shkrimin akademik
– demonstrojnë aftësinë për të komunikuar në mënyrë të efektshme me një larmi audiencash
– demonstrojnë të kuptuardhe njohje akademike të gjuhës angleze si dukuri gjuhësore
– zbatojnë njohuritë dhe kompetencat e tyre në gjuhën angleze në mjedisin profesional të punës
– komunikojnë dhe shprehin idetë qarta në lidhje me koncepte, ide, probleme dhe zgjidhje në anglishte të ndërlikuar nga një sërë modalitetesh dhe për një numër audiencash anglisht-folëse
– zhvillojnë shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet në lidhje me të nxënitdhe zhvillimin dhe arsimimin personal dhe profesional.
– analizojnë ligjërimin e shkruar dhe të folur me shkathtësi të të menduarit analitik dhe kritik
3 vjet – 6 semestra
Në fund të studimeve tre-vjeçare studenti merr titull: Baçelor i Arteve në Gjuhën Angleze (BA).
Studimi i fonetikës dhe fonologjisë ofron bazat e lëndës në mënyrë aktive, duke theksuar tingujt e gjuhës angleze dhe prodhimin e tyre përmes ushtrimeve praktike. Ai prezanton termat dhe konceptet thelbësore të studimit, duke përfshirë fonemat, strukturën e rrokjeve, prodhimin e të folurës, theksin në fjalë të thjeshta dhe të ndërlikuara, si dhe funksionet dhe aspektet e intonacionit dhe varietet e theksit anglez.
Theksi i këtij kursi është një analizë e thellë e strukturës së fjalisë. Ky kurs është dizajnuar për t’iu ofruar studentëve njohuri të shëndosha dhe gjithëpërfshirëse të terminologjisë dhe rregullave të gramatikës tradicionale të gjuhës angleze, pikësimit dhe strukturës së fjalisë.
Në përgjithësi studentët kanë përfituar njohuri të mjaftueshme të gjuhës së folur për të kuptuar shumicën e shprehjeve dhe për të komunikuar idetë e tyre me një shkallë të konsiderueshme të efikasitetit në gjuhën angleze. Ky kurs do të zhvillojë më tej aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit në lidhje me gjuhën dhe mostrat e komunikimit që hasen në ambientin akademik, si dhe gjuhën idiomatike në bisedat formale dhe jo formale përmes një shumëllojshmërie të aktiviteteve të të folurit, dëgjuarit, mbajtjes së shënimeve dhe shqiptimit.
Morfologji e gjuhes shqipe: është pjesë e gramatikës së gjuhës shqipe dhe merret me studimin e fjalëve sipas formës dhe strukturës së tyre dhe me tipat e fjalëformimit. Kjo lëndë merret me klasifikimin e fjalëve në pjesë të ligjëratës dhe me identifikimin dhe klasifikimin funksional të tyre brenda llojit, nëpër pjesë të ligjëratës. Lënda përmban pjesën e fjalëformimit, pjesët e ligjëratës, të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës dhe nënndarjet e tyre.
Shkrimi akademik iu ofrohet studentëve të AAB-së gjatë vitit të parë akademik të studimeve për të korrigjuar mangësitë karakteristike të shumë studentëve në Kosovë në fillim të arsimimit të tyre pas arsimit të mesëm. Përpos korrigjimit, shkrimi akademik iu ofron studentëve mundësinë për të identifikuar dhe prodhuar zhanret e stileve të shkrimit akademik dhe për të kuptuar përdorimin e duhur të secilit prej tyre. Kursi synon që t’i pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për t’u angazhuar në mënyrë aktive me informacionin të cilin ata do ta përdorin përgjatë zhanreve të ndryshme akademike.
Ky kurs synon që të trajtojë konceptet kryesore që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e kompjuterëve dhe teknologjinë informative si dhe problemet e përgjithshme që burojnë nga teknologjia informative me theks në përmbushjen e nevojave të studimeve të gjuhëve të huaja. Qëllimi kryesor është që të njoftohen studentët me teknologjinë informative, aftësimi i tyre për të përcjellë zhvillimin e teknologjisë dhe shfrytëzimi i TI për të zgjidhur problemet e tyre të zakonshme.
Ky kurs është studim i të mësuarit njerëzor dhe organizimit dhe procesit njohës (konjitiv). Përmbajtja do të ofrojë një pasqyrë të zhvillimit të teorisë së të mësuarit dhe modeleve njohëse që nga fillimi i studimit shkencor të të mësuarit njerëzor dhe proceseve mendore. Ai është dizajnuar që të prezantojë procesin e të mësuarit. Në të do të mësohen teoritë kryesore në lidhje me procesin e të mësuarit si dhe implikimet e tyre.
Theksi i këtij kursi është një analizë e thellë e strukturës së fjalisë dhe foljeve. Ky kurs është dizajnuar për t’iu ofruar studentëve njohuri të shëndosha dhe gjithëpërfshirëse të kohëve të foljeve dhe rregullave të gramatikës tradicionale të gjuhës angleze, diatezës, mënyrës, ligjëratës së zhdrejtë dhe strukturës së fjalisë.
Ky kurs do të zhvillojë më tej aftësitë e të folurit në lidhje me gjuhën dhe mostrat e komunikimit që hasen në ambientin akademik, si dhe gjuhën idiomatike në bisedat formale dhe jo formale përmes një shumëllojshmërie të aktiviteteve të të folurit, dëgjuarit, mbajtjes së shënimeve dhe shqiptimit.
Në mënyrë që studentët të kuptojnë sintaksën e gjuhës angleze, ata do të njihen me studimet linguistike në gjuhën shqipe, për të përdorur gjuhën amtare si një pikë referimi. Në këtë kurs, do të hulumtohet sistemi i rregullave dhe modeleve që përbëjnë sintaksën e gjuhës shqipe si dhe manifestimet e tyre të cilat i studion sintaksa.
Ky kurs bazik iu ofron studentëve njohuri socio-historike dhe të orientuara nga nën disiplinat për atë se si dhe përse të studiohet gjuha në përgjithësi dhe specifikat e gjuhës angleze në veçanti si një fenomen bashkëkohor botëror. Ai nënvizon studimin e gjuhës si një objekt i hulumtimit linguistik dhe një sfere të diturisë njerëzore.
Pasqyrë e Përkthimitështë një lende që, duke vepruar në harmoni me objektivat e Kolegjit AAB dhe Fakultetit të Gjuhës Angleze të përcaktuara në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë në Procesin e Bolonjës, në përfundim të lëndës studentët të kenë njohje bazë të temave kryesore të mbuluara nga Pasqyrë e Përkthimit. Gjithashtu qëllimi i lëndës është të mësohen studentët të bëjnë përkthimin e një teksti të vështirësisë së mesme të përkthimit kryesisht në fushën e shkencave politike, dhe të bëjnë analizën e përkthimit. Në përfundim të lëndës pritet që studentët të jenë të aftë t’i zbatojnë njohuritë e fituara për qëllime të përkthimit dhe mësimdhënies së gjuhës angleze, të kenë fituar kompetencat e nevojshme (njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet) për të qenë të aftë të kyçen në profesionin e përkthimit dhe mësimdhënies së gjuhës angleze dhe të bëjnë punë kërkimore-shkencore në fushën e përkthimit dhe mësimdhënies së gjuhës angleze në Kosovë dhe jashtë vendit.
Ky kurs i njofton studentët me studimin e fjalës si strukturë dhe fjalëformimin me theks në ndërfaqen e morfologjisë dhe aspekteve të tjera të analizës linguistike. Do të ofrohen konceptet themelore në morfologji duke përfshirë morfologjinë derivative dhe ndryshuese (inflektive).
Ky kurs ka për qëllim përmirësimin e aftësi ve të gjuhës angleze përmes të kuptimit të leximit dhe ndërtimit të fjalorit. Ai i prezanton studentet me organizimin e paragrafit, studimin e idiomave, fjalorin e bazuar në kontekst, dhe teknikat e leximit. Studentët duhet të lexojnë dhe të analizojnë në mënyrë kritike informacionin e prezantuar si në termat e strukturës së tij (fjalët që rrethojnë fjalët e synuara) ashtu edhe përmbajtjen. Orët janë të organizuara si punëtori të leximit, leksione të strukturuara dhe punë bashkëpunuese, e cila i jep studentëve mundësinë që të zhvillohen në lexues të nivelit të kolegjit.
Kursi Anglishtja për Qëllime të Veçanta ka për qëllim që t’u jap studentëve baza të qëndrueshme dhe njohuri të gjuhës angleze të biznesit. Kursi ligjërohet në nivelin mesatar dhe studentët duhet të kenë një nivel mesatar të zotërimit të gjuhës angleze. Do të trajtohen aspektet e ndryshme të gjuhës angleze të biznesit, duke përfshirë gjuhën shoqërore, pjesëmarrjen në takime dhe prezantime. Kursi përmban edhe një prezantim të letrave të biznesit – kërkesa, urdhëresa, konfirmime, etj. Studentët do të zhvillojnë aftësitë e rrjedhshmërisë, saktësisë dhe komunikimit të cilat iu nevojiten që të punojnë me vetëbesim në botën anglisht folëse të biznesit. Theksi do të vendoset në përmirësimin e zotërimit të gjuhës angleze në fusha të aftësive thelbësore si leximi, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit si një rishikim i fushave kyçe të biznesit. Krahas kësaj, studentët do të mësojnë si të komunikojnë në mënyrë efektive në takime të biznesit, të japin prezantime, të negociojnë, dhe shprehin vetveten me vetëbesim dhe me vendosmëri.
Për arsye se Analiza e Tekstit ka një aplikim të gjerë në fushën e hulumtimeve të teksteve, kursi është i përqendruar në tri elemente: analizën tematike, strukturore dhe të bazuar në gjini. Këto akse kufizojnë njëra-tjetrën dhe përcaktojnë natyrën e statusit dhe tekstit, të cilat plani i kursit do t’i prek në formën e një prezantimi të fushës.
Në lëndën e Gjuhës Gjermane, studentët do të mësojnë pjesët e gramatikës së gjuhës gjermane, të cilat do të përdoren gjatë komunikimit si dhe temat që do të studiohen gjatë semestrit. Temat do të përzgjidhen në bazë të librit “Schritte international1,” njësitë 1-4.
Katër aftësitë bazike të një gjuhe: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, por edhe gramatika dhe fjalori nga temat e “Schritte international1,” do të zhvillohen gjatë ushtrimeve. Libri është i ndarë në njësi, të cilat janë të organizuara në tema. Temat janë nga jeta e përditshme. Këto tema do të forcojnë aftësitë komunikuese të studentëve duke mësuar që t’iu përgjigjen situatave të ndryshme të komunikimit. Për të zhvilluar aftësitë e të dëgjuarit, gjatë ushtrimeve studentët do të dëgjojnë CD-në e librit.
Ky kurs ofron një hyrje në studimin e përkthimit si praktikë shoqërore. Rrjedhimisht, kursi prezanton një pasqyrë fillestare të metodave, teknikave dhe qasjeve të përkthimit të cilat janë tipike për praktikën e përkthimit. Përmes këtij kursi studentëve do t’iu ofrohet mundësia që të kuptojnë rrënjësisht çështjet e zakonshme të cilat lindin gjatë procesit të përkthimit si aktivitet social si dhe do të zhvillojnë të kuptuarit bazik dhe praktik përmes të mësuarit se si të përkthejnë nga gjuha shqipe në gjuhën angleze dhe anasjelltas.
Kursi është dizajnuar për t’iu dhënë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse mbi sintaksën e gjuhës angleze si pjesë e një kursi me modul tre vjeçar. Në një kurs më të përparuar të sintaksës do të trajtohet struktura dhe klasifikimi i frazave dhe fjalive. Theksi i këtij kursi është një analizë e thellë e strukturës së fjalive të thjeshta, frazave dhe fjalive.
Ky kurs do të vazhdojë modulin e Aftësive të Integruara Gjuhësore (theksi në: aftësitë e të shkruarit). Studentët do të njihen me teknikat e të shkruarit akademik dhe metodat që synojnë përmirësimin e rrjedhshmërisë në shkrim, koherencë, dhe unitet në shkrim (akademik) (fjali tematike, shkrimin e paragrafëve, lidhjen e fjalëve dhe frazave; stilin akademik dhe fjalorin).
Kursi i “Letërsisë Britanike” do të ofrojë një shikim tërësor të Letërsisë Angleze që nga Epoka Elizabetiane deri te Modernizmi. Do të studiohen autorët/veprat kryesore si dhe do të trajtohen fenomenet kryesore letrare. Autorët e përfshirë do të jenë Shekspiri (Shakespeare), Daniel Defo (Daniel Defoe), Bajroni (Byron), Shelli (Shelley), Kits (Keats), Dikens (Dickens), Xhorxh Eliot (George Eliot), Uajld (Wilde), Jeits (Yeats), Xhojs (Joyce) dhe E.M Forster (E.M.Forster). Poezia, drama dhe proza letrare do të studiohen përmes veprave përfaqësuese të këtyre autorëve. Zhanret kryesore (sonetet, komedia, tragjedia, novela) do të trajtohen gjatë kursit.
Anglishtja për Qëllime të Veçanta (AQV) është e njohur si qasje në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj ose dytësore e cila e ka studentin në qendër. Ajo plotëson nevojat e studenteve të cilët duhet të mësojnë një gjuhë të huaj për ta përdorur në fushat e tyre specifike si drejtësi, ekonomi, shkencë, teknologji, mjekësi dhe kohë të lirë. Kursi i AQV është dizajnuar për të plotësuar nevojat specifike të nxënësit dhe trajton disa lloje të gjuhës angleze, përdorimin e tyre dhe mënyrat e klasifikimit të tyre. Kursi përfshin hulumtimin praktik dhe analizimin e tekstit nga profesione të ndryshme si drejtësia, përgjegjësitë në korporata, institucionet evropiane dhe të drejtat e njeriut, etj. Ky kurs i gjuhës angleze trajton aftësitë e veçanta që kërkohen për të saktësuar të kuptuarit, formulimin e saktë dhe diskutimin e temave ligjore. Termat e biznesit, kontratave dhe studimeve të rasteve që janë marrë nga një sërë e fushave ligjore ofrojnë bazën për të punuar me aftësitë gjuhësore që janë të lidhura me këtë fushë.
Në ligjëratat e Gjuhës Gjermane, studentët do të mësojnë pjesët e gramatikës së gjuhës gjermane, të cilat do të përdoren gjatë komunikimit si dhe temat që do të studiohen gjatë semestrit. Temat do të përzgjidhen në bazë të librit “Schritte international1,” njësitë 5-7.
Katër aftësitë bazike të një gjuhe: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit, por edhe gramatika dhe fjalori nga temat e “Schritte international1,” do të zhvillohen gjatë ushtrimeve. Libri është i ndarë në njësi, të cilat janë të organizuara në tema. Temat janë nga jeta e përditshme. Këto tema do të forcojnë aftësitë komunikuese të studentëve duke mësuar që t’iu përgjigjen situatave të ndryshme të komunikimit. Për të zhvilluar aftësitë e të dëgjuarit, gjatë ushtrimeve studentët do të dëgjojnë CD-në e librit.
Ky kurs i ofron studentëve aftësitë bazike të përkthimit duke iu ofruar një sërë metodash dhe teknikash që ofrohen në praktikat moderne të përkthimit. Studentët do të familjarizohen me aplikimin e koncepteve dhe teknikave të procesit të përkthimit.
Kursi “Sintaksa e Gjuhës Angleze, Pjesa II” është kurs me theks në fjali i cili synon që t’i vetëdijesojë studentët për strukturën e fjalive të përbëra dhe komplekse. Për më tepër, studentët do të njihen me terminologjinë e përbërësve dhe skemat strukturore të fjalive të përbëra dhe komplekse si: bashkërenditja, nënrenditja, fjalia kryesore, fjalia e varur, fjalia emërore, fjalia kundrinore, fjalitë emërore plotësuese, fjalitë kundrinore plotësuese, fjalitë mbiemërore, fjalitë ndajfoljore.
Ky kurs është një hyrje në teknikat dhe strategjitë e të shkruarit kreativ, duke përfshirë kryesisht letërsinë artistike dhe poezinë, dhe duke mos përjashtuar letërsinë krijuese dramatike, skenaret e filmit, novelat grafike. Kursi do të përdorëstilet e te shkruarit nga shkrimtarë të caktuar bashkëkohor dhe do t’ju lejojë studentëve t’i praktikojnë teknikat e këtyre shkrimtarëve.
Kursi “Letërsi Amerikane” do të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse të Letërsisë Amerikane nga koha e Revolucionit/Pavarësisë së Amerikës në fund të shekullit të 18 deri te modernizmi në fillim të shekullit të njëzetë. Do të trajtohen autorët/veprat kryesore si dhe fenomenet kyçe letrare në ngritje në këtë komb të ri. Ndër autorët e përfshirë do të jenë Tomas Xheferson (Thomas Jefferson), Edgar Allen Po (Edgar Allen Poe), Uolt Uitman (Walt Whitman), Emili Dikinson (Emily Dickinson), Henri Xhejms (Henry James), Stiven Krein (Stephen Crane) , Robert Frost (Robert Frost), F. Skot Ficgjerald (F. Scott Fitzgerald). Uilliam Follkner (William Faulkner), E. Heminguej (E. Hemingway), dhe Artur Miller (Arthur Miller). Poezia, drama dhe proza letrare do të studiohen përmes veprave përfaqësuese të këtyre autorëve. Do të trajtohen zhanret kryesore (autobiografia, tregimi i shkurtër, novela, tragjedia dhe poezia).
Ky kurs do të thellojë dukshëm të kuptuarit e studentëve për gjuhën angleze në fushën e leksikologjisë dhe do të shtojë bazën e tyre të përgjithshme të aftësive. Ne do të hulumtojmë marrëdhënien e leksikologjisë me degët e tjera të linguistikës; do të studiojmë fjalët, formimin e tyre dhe etimologjinë e tyre, dhe të përqendrohet gjerësisht në leksema (kolokacione, idioma, polisemi, sinonime, homonime, dhe metafora). Për të shtuar rrjedhshmërinë në të folurit e gjuhës angleze, kursi gjithashtu do të trajtojë edhe çështjet e përdorimit (kohezioni i gjuhës angleze, idiomat bashkëkohore, klishetë, dhe Proverbat “fjalët e urta”). “Miqtë e rrejshëm” (False friends) dhe fjalët problematike do të mbulohen gjithashtu. Dy ligjëratat e fundit do t’i dedikohen dallimit të fjalorit formal nga ai jo formal (kolokuializmat).
Kursi synon zhvillimin e aftësive të nevojshme komunikuese dhe shoqërore: të shkruarit, lexuarit, folurit dhe dëgjuarit; strukturën gjuhësore, vetëdijen për aspektet ndërkulturore. Do të ligjërohen strategji të ndryshme të të lexuarit, fjalori do të zgjerohet në përputhje me nivelin A1+; do të trajtohen strukturat gramatikore të nivelit A2; do të trajnohen aftësitë prodhuese dhe pranuese. Të katër aftësitë do të trajnohen përmes temave të ndryshme. Fjalori do të zgjerohet me fjalë dhe shprehje të përdorura në komunikim. Do të përdoret libri kryesor, tekste autentike, gramatika e gjuhës gjermane, CD, etj.
Ky kurs do të përmirësojë vetëdijen e studentëve për proceset e komunikimit dhe do të përqendrohet dukshëm në dallimin në mes të fjalimeve informuese dhe bindëse. Krahas kësaj, studentët do të fitojnë bazën e nevojshme të aftësive për të hulumtuar, shkruar dhe mbajtur lloje të ndryshme të fjalimeve. Kurrikula do të përfshijë materiale për analizën e publikut dhe teknikat e hulumtimit.
Kursi ofron një hyrje në një fushë të gjerë të aspekteve bashkëkohore të Britanisë dhe Amerikës duke përfshirë temat si vendin dhe njerëzit, politikën dhe qeverinë, arsimin, ekonominë, mediat, femrat dhe pakicat, arti dhe feja.
Kursi i Avancuar i Gjuhës Angleze ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e aftësive të studentëve në gjuhën angleze si gjuhë e huaj (EFL). Një supozim mbi të cilin sigurisht qëndron ky kurs është se studentët duhet të tregojnë një kompetencë të fortë dhe të avancuar në gamën e aftësive komunikuese të gjuhës angleze si gjuhë e huaj( EFL) – duke përfshirë të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit –e që ka rezultuar nga të mësuarit intensiv dhe aktiviteteve të numërta. Qasja e gjithërfshrijes së shkathtësive gjuhësore dhe strategjia e integrimit të 4aftësive janë pranuar, edhe pse leximi intensiv dhe të dëgjuarit janë aktivitetet kryesore në këtë lëndë.
Ky kurs është një hyrje në sociolinguistikë, studim i marrëdhënieve ndërmjet gjuhës dhe shoqërisë. Do të shqyrtohen ndryshimet në nivelet e gjuhës dhe si variacione të ndryshme gjuhësore që janë ndërtuar bashkë me identitetin dhe kulturën. Një eksplorim i qëndrimeve dhe ideologjive në lidhje me këto lloje, do të jetë i një rëndësie të veçantë, për ta kuptuar këtë marrëdhënie. Gjithashtu do të shqyrtohen disa nga ndikimet që i kanë këto fakte sociolinguistike në fushën arsimore, politike, dhe sociale.
Ky kurs është një pasqyrë e metodave, teknikave dhe qasjeve të përkthimit.
Për më tepër, ky kurs do të ofrojë njohuri të thella në çështjet dhe pengesat të cilat dalin në praktikën e përkthimit, duke përfshirë besueshmërinë dhe besueshmërinë e tekstit; shpejtësinë e kërkuar për të përfunduar përkthimin dhe kompromiset e mundshme në saktësi; përgjegjësinë profesionale dhe etikë,
Kursi do të përqendrohet në teknikat moderne të përkthimit dhe qasjet në një gamë të gjerë dhe prezantimet e tekstit.
Ky kurs është dizajnuar për t’i pajisur studentët me njohuri gjuhësore dhe përkthyese të dokumenteve në fushën e përkthimit ligjor. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet procesit të përkthimit dhe analizës funksionale dhe krahasuese të tekstit të dokumenteve profesionale dhe ligjore. Aspekti teorik i kursit do të mbulojë temat duke filluar nga deontologjia e deri te veçantitë dhe natyra e terminologjisë ligjore, barasvlerës tekstuale dhe kulturore, si dhe stilit dhe tonit.
Në këtë kurs, ne do të mbulojmë konceptet kyçe të teknologjisë së përkthimit. Një qëllim i rëndësishëm do të jetë shpjegimi i rolit të digjitalizimit në procesin e përkthimit dhe në automatizimin e këtij procesi. Gjithashtu, ky modul do të trajtojë disa programe kompjuterike të cilat ndihmojnë drejtpërdrejt procesin e përkthimit. Një vend i rëndësishëm në këtë modul i takon programit SDL Trados Studio 2014.
Ky kurs përqëndrohet në prezantimin e etikës bazike profesionale të aplikuar në përkthimin me gojë dhe përkthimin me shkrim, duke përfshirë hulumtimin e qëndrimeve të mëparshme, kornizës për punë për maturi intelektuale dhe etike, zgjidhjen e konflikteve, vlerave themelore, vendimmarrjes etike dhe praktikave të biznesit. Analizë e thellë dhe aplikim i kodeve të etikës të përkthimit me gojë dhe me shkrim duke përfshirë saktësinë, përfaqësimin e kualifikimeve, shmangien e konflikteve të interesit, sjelljes profesionale, besueshmërisë, mbajtjes së rolit të duhur, kompetencës, raportimin e shkeljeve etike, zhvillimin profesional, procedurave disiplinore dhe avokimit kulturor.
Ky kurs mbulon njohuritë e përgjithshme të gjuhës angleze dhe njohuritë e terminologjisë ekonomike në gjuhën angleze dhe shqipe në veçanti. Ky kurs do të mundësojë të mësuarit linguistik të terminologjisë dhe aftësive përkthyese në fushën e biznesit. Kursi do të mundësojë njohjen e përparuar të gjuhës angleze dhe terminologjisë ekonomike duke qenë se lënda do të hulumtojë aspektet specifike të gjuhës, të cilat nuk janë hasur nga studentët deri tani.
Kjo lëndë do të njoftojë studentët me fushën e përkthimit letrar. Qëllimi i kursit është i trefishtë: 1) t’u ndihmojë studentëve që të përcaktojnë nëse ata do të dëshironin të fillonin karrierën në përkthim letrar; 2) të kultivojë ndjeshmëri më të madhe për nuancat e tekstit origjinal dhe gjuhës në të cilën përkthehet; 3) të fitohet praktikë në artin e përkthimit letrar. Teksa ata studiojnë tekstin gjatë kursit, studentëve do t’iu jepen për të përkthyer pjesë të shkurtra të prozës dhe poezisë si nga burime në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën angleze. Pjesët e përkthyera do të prezantohen para klasës në formën e një punëtorie. Projekti përfundimtar i përkthimit do të jetë një material nga një burim i përcaktuar nga studenti i cili do të kritikohet si nga grupi ashtu edhe nga profesori.
Ky kurs është i dizajnuar për t’i familjarizuar studentët me studimin dhe praktikën e përkthimit simultan. Theksi do të vendoset në rrethana reale të përkthimit simultan në kontekstin kosovar. Lënda do të mbulojë teknikat dhe veçantitë e përkthimit simultan në konferencë, gjykatë, si dhe do të lëshohet në çështjet e transferimit semantik, rolin e linguistit dhe faktorët jashtë linguistik që kanë të bëjnë me procesin e interpretimit. Gjithashtu, studentët do të ushtrojnë strategjitë e mbajtjeve të shënimeve, dhe të përmirësojë memorien e tyre afatshkurtër përmes teknikave të ofruara në klasë në formën e lojës së roleve dhe punëtorive.
Ky kurs është i menduar për të udhëhequr studentët e të gjitha disiplinave që janë para diplomimit nëpër fazat e përgatitjes së Temës së Diplomës. Temat përfshijnë planifikimin, hulumtimin dhe dokumentimin, stilin e prozës dhe redaktimin, dizajnin e dokumentit, etikën, abstraktet dhe prezantimin oral. Për shkak se kursi do të mbulojë disiplina të ndryshme, studentët do të njoftohen edhe me temat e hulumtimit, mënyrat për inkuadrimin e argumenteve, dhe të japin ide jashtë fushës së tyre të studimit, të cilat do t’iu ndihmojnë që të zhvillojnë një perspektivë më ndërdisiplinore. Lënda e shkrimit të Temës së Diplomës është në pajtim të plotë me Udhëzimet dhe Doracakun e Kolegjit për Shkrimin e Temës.