Aida Thaqi Gashi, e lindur më 13 janar 1998 në Prishtinë, është një asistente universitare, kërkuese dhe kandidate për doktoraturë në fushën e gjuhësisë. Aktualisht ajo është e angazhuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, ku kontribuon në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional.
Pas përfundimit të studimeve themelore dhe master në gjuhë dhe letërsi angleze në Kolegjin AAB (2015–2021), ajo vazhdoi karrierën e saj akademike si asistente në të njëjtin institucion. Paralelisht, ka mbajtur pozita të rëndësishme në administratën akademike, përfshirë atë të Zyrtares për Sigurimin e Cilësisë (2021–2025) dhe aktualisht si Zyrtare për Çështje Mësimore (2025–vazhdon).
Në vitin 2023, ajo nisi studimet e doktoratës në Universitetin e Antwerp-it në Belgjikë, në kuadër të Fakultetit të Arteve, në programin e Linguistikës. Tema e saj kërkimore fokusohet në ndërthurjen ndërmjet gjuhës, gjinisë dhe të drejtave të grave në kontekstin kosovar. Që nga viti 2023, ajo është bashkë-mentore e disertacionit të saj nga Prof. Ass. Dr. Uranela Demaj.
Aida ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh profesionale ndërkombëtare që i kanë përforcuar njohuritë në menaxhim kërkimor, analizë të të dhënave, etikë akademike dhe të drejta gjuhësore. Ajo ka përfunduar me sukses programe trajnimi nga institucione të tilla si Universiteti i Antwerp-it, Springer Nature (Berlin), Akademia ELEVEL (Gjermani), KU Leuven, Universiteti Radboud në Holandë dhe Qendra për Studime Diskursi në Barcelonë. Trajnimet përfshijnë tema si: Critical Discourse Analysis, Project Management, Personal Effectiveness, Analytic Storytelling, GDPR & Research, SQL & Data Analysis, dhe shumë të tjera.
Në sferën akademike, Aida është prezantuese aktive në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare. Ajo ka prezantuar në Universitetin e Stokholmit në Suedi në maj të vitit 2024, në një simpozium ndërdisiplinor me temën: “Women’s rights’ activist tackling of absences in Kosovar society: Reflections on practice and research”. Po ashtu, ka marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Pragmatikës (IPRA) në Bruksel në korrik 2023.
Përveç angazhimit si hulumtuese dhe mësimdhënëse, Aida ka shërbyer edhe si anëtare e komisioneve organizative për disa konferenca shkencore në Kolegjin AAB, duke përfshirë:
1st Alumni Research Conference 2021: Language, Literature and Didactics
2nd Alumni Research Conference 2022
Gender Studies Conference
Gjatë karrierës së saj, Aida është dalluar për përkushtimin ndaj cilësisë në arsim, përfshirjen aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore përmes mentorimit dhe punës ndërdisiplinore. Ajo mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe ndërkombëtarizimit të kërkimeve të saj shkencore.