Qëllimi kryesor i këtij programi është që të përgatisë profesionistë konkurrues për tregun mediatik, institucionet dhe për organizatat në Kosovë e më gjerë, me dije e shkathtësi të avancuara të përftuara edhe nga kërkimi shkencor, për të kontribuar në shoqërinë demokratike nëpërmjet raportimit të së vërtetës.
Informimi objektiv, i paanshëm, i saktë, ka një rol vital për shoqëritë demokratike në epokën e tanishme të digjitalizimit dhe rrjetëzimit. Ne jemi të vendosur që programi ynë i komunikimeve dhe gazetarisë të kultivojë aftësi të forta profesionale, kërkimore, teorike, kritike dhe etike në një mjedis të larmishëm dhe tërheqës që përgatit studentë të cilët do të jenë profesionistë të mediave dhe qytetarë të përgjegjshëm në shoqëri. Programi synon ta bëjë gazetarin e ardhshëm jo vetëm raportues të thjeshtë të ngjarjeve përreth tij, por edhe një vëzhgues kritik dhe analitik i zhvillimeve në shoqëri, për të ndikuar me përgjegjësinë e tij në përmirësimin e përditshëm të shoqërisë.
Me përfundimin e studimeve të nivelit të parë studenti merr gradën:
Bachelor në Komunikim Masiv dhe Gazetari (BSc)
Programi i studimit zgjat tre vjet dhe përbëhet nga 6 semestra me gjithsej 180 ECTS. Secili semestër akumulon të paktën 30 ECTS. Studentët për çdo vit të studimeve marrin 60 ECTS të cilat janë në përputhje me Sistemin Evropian të Transferimin të Kredive në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’i njohë studentët me dije të avancuar për zhanret e gazetarisë, aftësojë dhe shkathtësojë që të hartojnë një artikull mediatik dhe t’i bëjë të përgjegjshëm për raportin objektiv dhe etik. Objektivat e lëndës janë që: t’i njohë studentët me zhanret informuese, komentuese dhe publicistike-letrare; t’i aftësojë studentët që të hartojnë në mënyrë të pavarur zhanre informuese; t’i shkathtësojë që të përdorin teknika dhe modele efektive raportuese; të zhvillojë qëndrimin kritik ndaj zhvillimeve në shoqëri për të cilat do të duhet të raportojë.
Synimi i lëndës është t’ju ofron njohuri për konceptet bazë të komunikimit dhe aftësive të nevojshme për të komunikuar në një sërë kontekstesh. Theksi vihet në teoritë dhe teknikat e komunikimit të përdorura në situata të komunikimit ndërpersonal, grupor, publik, ndërkulturor dhe masiv. Në mënyrë specifike lënda synon: t’i njohë me konceptet dhe modelet themelore të komunikimit; t’i njohë me elementet bazike të procesit të komunikimit, formave të komunikimit, kanaleve të komunikimit; të demonstrojnë kapacitetet e nevojshme për mendim kritik për format dhe llojet e ndryshme të komunikimit.
Ka për qëllim të aftësojë studentin-gazetar të ardhshëm, që të dijë të plasojë mendimin para publikut. Të ushtrojë, të shpreh bindshëm këtë mendim në publik. Të ushtrojë të ketë siguri gjatë prezantimit para masës. Të mësohet të shqiptojë fjalët, të ketë aftësi komunikimi, të dijë të menaxhojë stresin, të dijë të bëjë pauza gjatë interpretimit, të dijë të lëviz në skenë. Ky kurs do t’i njohë studentët me teknika të rëndësishme për përdorimin e zërit dhe paraqitjes së denjë në publik.
Qëllimi i lëndës është që studentët të ngritin dhe përmirësojnë kulturën e tyre gjuhësore të shkruar dhe të folur. Studentët, përmes kësaj lënde vetëdijesohen se zotërimi në një nivel të lartë i gjuhës është tepër e rëndësishëm për gazetarët, pavarësisht llojit të medias në të cilin e ushtrojnë profesionin e gazetarit. Në mënyrë specifike lënda synon: të transmetojë njohuritë teorike më të domosdoshme për gjuhën shqipe; të konsolidojë formimin e mirëfilltë gjuhësor të studentëve; të përmirësojë nivelin e shkrimit të gjuhës standarde shqipe; të përmirësoj drejtshqiptimin dhe në përgjithësi të folurën e gjuhës standarde shqipe.
Qëllimi i lëndës është tu ofroj studentëve dije të avancuar teorike dhe eksperiencë në këtë fushë duke ofruar njohuri teorike lidhur me shkrimin akademik, veçantitë e tij, strukturën, llojet dhe mjetet shprehëse të tij. Pra, ky kurs do t’iu ndihmojë studentëve që të ngrenë nivelin e leximit kritik të teksteve shkencore dhe të shprehen me një nivel të kënaqshëm akademik në shkrimet e tyre, si seminare, punime diplome etj.
Qëllimi i kësaj lënde ka të bëjë me aftësimin e studentëve mbi tiparet, formën, dhë mënyrat se si transmetohet tek publiku organizimi parlamentar i shtetit dhe veprimtaria e tij. Ky kurs synon: të aftësojë studentët me njohuritë e duhura rreth formave të organizimit të pushtetit legjislativ, si dhe sfidat me të cilat u duhet të përballen gazetarëve të rinj në raportimit mbi ngjarjet që lidhen me jetën parlamentare të vendit. Të lehtësojë përshtatjen më efikase me parimet profesionale dhe kushtet e ushtrimit të profesionit të gazetarit apo zëdhënësit të subjekteve të caktuara apo të strukturave parlamentare në realitetin e ri mediatik dhe mjedisin teknik të punës.
Të pajisë dhe mbështetë studentët me kulturë dhe njohuri të përgjithshme të historisë së audio-vizualës globale. Lënda ofron një udhëtim në momentet, lëvizjet, autorët dhe të arrituarat që kanë shënuar historinë e kulturës së njerëzimit, që nga kohët e parahistorisë deri te e sotmja. Gërshetimi i historikut të të gjitha arteve, duke përmbyllur me momentet kyçe të historisë së teknologjisë bashkëkohore audio vizuele. Synohet aftësimi i studentit për të debatuar dhe shprehur mendimin kritik lirshëm mbi fenomenet artistike, veprat e caktuara dhe për ta pregaditur me informacione bazike për lëndët e tjera profesionale që gërshetojnë artet.
Ky kurs synon të përmirësojë shkathtësitë gjuhësore të gjuhës angleze të studentëve. Në mënyrë që studentët të zhvillojnë shkathësitë gjuhësore, ky kurs do të angazhojë studentët për të bërë si vijon: të përmirësojë aftësitë e përgjithshme të të kuptuarit; të ndërtojë fjalor përmes aktiviteteve të përgjigjes së të dëgjuarit dhe të folurit; të përmirësojë aftësitë e diskutimit përmes përgjigjeve të të dëgjuarit dhe të folurit; dëgjimin me kujdes dhe mendimin në mënyrë kritike.
Ky kurs synon të përmirësojë shkathtësitë gjuhësore te gjuhës angleze të studentëve. Ky kurs është krijuar për të ndërlidhur dhe ndërtuar atë që studentët kanë mësuar në kursin e semestrit të kaluar mbi aftësitë e të dëgjuarit dhe folurit. Prandaj, ky kurs do të mësohet në një nivel mesatar, me materiale shtesë të prezantuara sipas nevojës. Në mënyrë që studentët të zhvillojnë shkathësitë gjuhësore, ky kurs do të angazhojë studentët për të bërë si vijon: të përmirësojë aftësitë e përgjithshme të gjuhës angleze; të ndërtojë fjalor përmes aktiviteteve të leximit dhe përgjigjes; të lexoni me kujdes dhe mendoni në mënyrë kritike; Të përmirësojë aftësitë e diskutimit përmes aktiviteteve të leximit dhe përgjigjeve të të folurit.
Ka për qëllim ta përgaditë studentin në elementet themelore të prodhimit të filmimave dhe të programeve televizive duke shpjeguar punën: detyrat dhe përgjegjësit e Producentit në film dhe televizion; të përgadis një producent se si ta përpiloi Dosjen e Produksionit; të jetë në gjendje të krijoj ekipën profesionale për realizimin e projekteve audio vizuele; të përpiloi bugjetin për projektet audiovizuele; si dhe përvetësimi i njohurive dhe aftësive bazë që lidhen me fazat e procesit të prodhimit Koncepti deri te montimi i projektit.
Qëllimi i përgjithshëm i lëndës është studimi i të gjitha gjinive, formave dhe metodave të punës gazetare në televizion, Ky kurs synon tu ofrojë studentëve dije të avancuar teorike dhe përvojë praktike në lëndën e gazetarisë televizive. Kursi ka për qëllim t’i aftësojë ata të përdorimin format e reja të gazetarisë në epokën digjitale. Qëllimet specifike të kursit janë: t’u ofrojë studentëve njohuri për rolin e televizionit në shoqërinë e informacionit; t’i aftësojë studentët për stilin dhe teknikat e shkrimit të lajmit dhe raportimit televiziv; t’i aftësojë që të jenë kritikë ndaj zhvillimeve në shoqëri; t’i aftësojë për të hartuar një produkt televiziv; t’i bëjë qytetarë kritikë dhe që respektojnë parimet etike në profesion.
Kursi gazetari online ka për qëllim tu ofrojë studentëve dije të avancuar teorike dhe shkathtësi praktike, të cilat do të mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e përdorimit të formave të reja të gazetarisë në epokën digjitale. Qëllimet specifike të kursit janë: Të ju oftoj studentëve njohuri gjithëpërfshirëse në teknikat dhe aftësitë e gazetarit që operon në një mjedis të ndërlidhur mediatik. Ti përgatis studentët ti zbatojnë këto dije të reja në mënyrë të integruar nëpër formatet mediatike dhe platformat e ndryshme digjitale. Të aftësoj studentët të reflektojnë mbi vitalitetin e ueb-it, të vlerësojnë dhe identifikojnë tendencat dhe mundësitë në mediat online.
Që ligjërohet për studentët e drejtimit Gazetari ka për qëllim që të percjellë tek studentët njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike duke u mbështetur në mësimdhënien bashkëkohore. Si qëllim specifik i këtij kursi semestral është identifikimi i studentëve me prirje të theksuar për të realizuar fotografi kreative dhe shtytja e tyre për tiu përkushtuar, në të ardhmen, profesionit të fotogazetarit. Qëllimi i lëndës Fotogazetaria është: të aftësojë studentët ta përdorin aparatin fotografik në mënyrë korrekte dhe teknikisht të pranueshme. Të ju ofrojë studentëve njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike në fushën e fotografimit.
Qëllimi i lëndës është të njoftohen studentët me teknikat e audio dhe video montazhit, me theks të veçant në teknikat e leximit, stand-up, si dhe puna me software adekuat për editimin e audio dhe videos. Në mënyrë specifike lënda synon të: aftësojë studentët në fushën e teknologjisë, e cila përdoret për realizimin praktik të detyrave; t’u prezantojë stilet dhe teknikat e ndryshme të leximit dhe stand-up, sipas kritereve botërore; t’i aftësojë studentët për montim të videos, si dhe t’i aftësojë studentët që paralelish videos, të montojnë zërin, si pjesë komplementare e një projekti multimedial.
Kjo lëndë prezanton konceptet themelore të komunikimit politik në epokën e mediave të gjeneratës së re. Ndërkohë që roli i medias në ndërmjetësimin mes aktorëve politikë dhe publikut është rritur, po kështu ka ndodhur edhe me rëndësinë e publicistëve dhe agjentëve të shtypit dhe agjendëve të marrëdhënieve me publikun, të cilët quhen ndryshe dhe si industria e marrëdhënieve publike politike. Lënda synon të shtjellojë rolin e aktorëve politik dhe mërrëdhënien e tyre me masmedian në kuadër të procesit të komunikimit politik. Vëmendje e veçantë i kushtohet komunikimit strategjik në fushatat zgjedhore dhe në marketingun politik.
Janë një disiplinë e specializuar dhe përgjithësisht i dedikohet studentëve të vitit të dytë të cilët tashmë kanë krijuar njohuritë themelore për Mediat dhe Gazetarinë. Qëllimi kryesor është t’i njoh studentët me elementet themelore të PR-it dhe t’i bëjë ata të gatshëm të dinë të analizojnë, hulumtojnë dhe pastaj të krijonë strategji të suksesshme të komunikimit në funksion të ndërtimit të marrëdhinieve funksionale në mes të një institucioni dhe publikëve të tij.
Qëllimi i kësaj lënde ka të bëjë me aftësimin e studentëve mbi tiparet, formën, efektet, si dhe kritikat mbi mediat tradicioale dhe ato të reja të periudhës digjitale. Në përfundim të këtij kursi gjithashtu synohet të formësojë të rinjët të aftë për të punuar në industrinë e mediave të reja, t’i njohin ata deri në nivele drejtuese, të kënë aftësi të përshtaten në këtë realitet të ri mediatik dhe të përshtasin kompetencat e tyre profesionale në funksion të ndërtimit të mesazheve mediatike efikase, dhe sipas kërkesave të audincave që përdorin internetin dhe telefoninë e lëvizhshme. Në këtë kuptim, lënda merr rëndësi parësore në fushën e shkencave të komunikimit, pasi bën që studentët të jenë të gatshëm të përshtaten menjëherë me tregun e punës pas diplomimit.
Qëllimi kryesor i këtij kursi është ngritja e njohurive të studentëve se si menaxhohet një medium transmetues në veçanti televizioni si njëri ndër mediumet më të fuqishme për nga ndikimi. Gjithashtu nga studentët do të kërkohet punime për televizionin, transfromimin e tij në epokën digjitale dhe kalimin e tij në mediat e reja sociale. Objektivat e lëndës janë: t’ua shpjegojë zhvillimet dhe evoluimin e televizionit si transmetues që nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme; t’ua shpejgojë vlerat e lajmit televiziv si ndër faktorët kryesorë që e dallojnë këtë media vizive nga mediat tjera; Të analizojë ndikimin e televizionit në proceset shoqërore dhe në krijimin e realiteteve të reja shoqërore.
Qëllimi i lëndës është që studentët krahas njohurive teorike për zhanre të ndryshme të gazetarisë, të praktikojnë në mënyrë të fokusuar disa prej tyre, kryesisht ato zhanre të cilat janë themelore dhe me të cilat gazetarët ndeshën që në fazën e parë të punës së tyre. Për të arritur këtë qëllim, në mënyrë specifike lënda synon: t’ua transmetojë njohuritë teorike rreth zhanreve të ndryshme gazetareske për media të ndryshme duke u fokusuar tek intervista dhe llojet e saj, lajmi dhe llojet e tij, raporti, kronika, reportazhi dhe kryeartikulli; t’u japë mundësinë që në mënyrë praktike të ideojnë dhe realizojnë secilin prej këtyre zhanreve përgjatë ligjëratave, orëve të ushtrimeve dhe praktikës në media; t’i njohë studentët me llojet e ndryshme të intervistës; të aplikojnë zbatimin e njohurive teorike nëpërmjet praktikës së drejtpërdrejtë në media (televizion dhe media të tjera).
Synon tu ofroj studentëve dije të avancuar teorike dhe eksperiencë në këtë fushë duke ofruar njohuri teorike lidhur me radiogazetarinë. Studentët do të njihen me rregullat bazë të shkrimit dhe raportimit të lajmit për radio, me shembujt më të mirë nga vendi dhe bota. Gjetja e lajmeve, hulumtimi, harta e ideve, shkrimi sipas skemave të caktuara do të bëhet me raste konkrete në leksion/seminar. Intervista, gazetaria investigative, reportazhi, interneti dhe etika në shkrim dhe raportim, janë pjesë e kursit me të cilën studentët jo vetëm që do të marrin njohuritë bazë, por edhe do të testohen me anë të ushtrimeve praktike
Ky kurs u jep studentëve dije të avancuar teorike dhe eksperiencë praktike në edukim mediatik. Me fjalë të tjera, i aftëson për të pasur qasje, për të analizuar, vlerësuar, krijuar dhe vepruar me të gjitha format e komunikimit. Qëllimet specifike të kursit janë: të informojë studentët me konceptet bazë të Media literacy; t’i njohë studentët me konceptet bazë të Media literacy; t’i aftësojë që të mund të identifikojnë dhe trajtojnë aktorët, mënyrat dhe kanalet e ndryshme të komunikimit; të vëzhgonjë strategjitë praktike të përdorura nga mediat dhe mbi mediat; të vlerësojë mesazhet mediatike online në epokën e fake news.
Synon t’i pajisë studentët me dije teorike dhe analitike të etikës së gazetarisë si dhe të raporteve komplekse që paraqiten në kontekstin etika-komunikimi-media. Të thellojë dijen e studentëve lidhur me sjelljen, moralin, kodin në gazetari. Do të ndërlidhë problemet kryesore të etikës, që nga nocionet deri tek pasojat dhe sanksionet. Të njihen konkretisht me shembuj të cënimit të etikës nga ana e gazetarëve dhe pasojave që ajo ka shkaktuar tek personat e prekur.
Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njohë studentët me dije të avancuara dhe strategji përkatëse për të hulumtuar informacionin të cilin dikush qëllimisht e fsheh, analizojë atë në mënyrë kritike dhe hartojë një raport të thellë duke qenë i përgjegjshëm për atë që ka raportuar. Qëllime specifike të lëndës janë: T’i njohë studentët me strategjitë që përdoren sot në gazetarinë hulumtuese; T’i aftësojë ata të vlerësojnë në mënyrë kritike deklarimet vetëlavdëruese të aktorëve politikë dhe publikë; T’i aftësojë për të realizuar një artikull investigues; Të analizojnë dhe vlerësojë zhvillimet që çojnë në një hulumtim.
Është një lëndë që do t’i mundësojë studentëve marrjen e njohurive për konceptet bazë të Makroekonomisë dhe Mikroekonomisë dhe terminologjinë ekonomike, pasi që një pjesë e konsiderueshme e materialit raportues gjatë punës në media është nga fusha e ekonomisë. Njohja e koncepteve bazë dhe terminologjisë ekonomike janë të domosdoshme për çdokënd që merret me gazetari por është e domosdoshme për njohuri të përgjithshme të çdo gazetari.
Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’u ofrojë studentëve dije teorike specifike dhe shkathtësi praktike nga gazetaria e kulturës dhe kërkimi shkencor në këto media në epokën digjitale dhe atë të rrjeteve sociale. Objektivat e lëndës janë: t’ua shpjegojë transformimet që kanë ndodhur në sferën kulturore referuar aspektit historik dhe politik; të analizojë evoluimin dhe dinamikën e gazetarisë kur bëhet fjalë për raportin e saj me kulturën e një shoqërie; të aftësojë studentin që në mënyrë autonome të dallojë kulturën e lartë nga nën temat e tjera të cilësuar si kulturë e ulët e pranishme më tepër në webfaqet me përmbajtje informuese.
Qëllimi i kësaj lënde ka të bëjë me aftësimin e studentëve mbi tiparet, formën, efektet, si dhe kritikat mbi mediat dhe mbulimin që ata i bëjnë politikës si sektor i veçantë i raportimit për publikin. Në përfundim të këtij kursi synohet gjithashtu të formësojë të rinj të aftë për të punuar në fushën e gazetarisë politike, në industrinë e mediave të reja, t’i njohin ata deri në nivele drejtuese, të kënë aftësi të përshtaten në këtë realitet të ri mediatik dhe të përshtasin kompetencat e tyre profesionale në funksion të ndërtimit të mesazheve mediatike efikase, dhe sipas kërkesave të audincave që përdorin internetin dhe telefoninë e lëvizhshme.
Gazetaria sportive e cila do të jetë pjesë e Kursit të Gazetarisë së profilizuar në vitet e fundit paraqet njërën ndër profilet e gazetarëisë në rritje drejt raportimit nga njëra ndër ngjarjet dytësore më të rëndësishme në botë. Qëllimi i kësaj lënde është që njohë studentët me dije të avancuara dhe strategji përkatëse për raportimin nga ngjarjet sportive, si njërën ndër gazetaritë e profilizuara të parë në botë dhe në vend. Qëllime specifike të lëndës janë: t’i njohë studentët me raportimin nga ngjarjet, takimet, kampionatet, duelet e sportit; t’i aftësojë ata të raportojnë sipas dallimeve që sjellë raportimi për media të shkruara/portale, radio dhe televizive.
Qëllimi i lëndës është t’a ushtrojë studentin të flasë monologe; Të aftësojë për ta lansuar mendimin në masë; Të ushtrojë të ketë siguri gjatë prezantimit para masës; Të ketë aftësi komunikimi; Të dijë të menaxhojë veten gjatë interpretimeve të ndryshme. Ky kurs do t’i njohë studentët me teknika të rëndësishme për përdorimin dhe zhvillimin e një sërë aftësish, njohurish dhe kuptimin e dramës dhe teatrit, duke përqafuar aspektet krijuese, interpretuese, historike dhe analitike të subjektit.
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që t’u ofrojë studentëve njohuri dhe shkathtësi për avantazhet e biznesit që kanë sot në marketingun digjital dhe rëndësinë e këtij marketingu për suksesin e një organizate. Objektiva të kësaj lënde janë: t’i njohë studentët me konceptet bazike të marketingut digjital; t’i aftësojë që të dallojnë marketingun digjital nga marketingu tradicional; të analizojnë strategjitë e ndryshme të marketingut digjital dhe dallimet, përparësitë dhe vështirësitë menaxhuese të këtij marketingu; t’i aftësojë për të qenë kreativ në hartimin dhe menaxhimin e një mesazhi reklamues në hapësirën online.
Qëllimi kryesor i këtij kursi është që t’u ofrojë studentëve shkathtësi praktike në gazetarinë e profilizuar sipas kanaleve të komunikimit: Televizion, Gazetari Online dhe Radio. Objektivat e lëndës janë: të kuptojnë specifikat që ka lajmi dhe raportimi në gazetarinë shkrua, online, radio dhe televizion; të aftësohen për të raportuar për kanale të ndryshme, duke pasur parasysh spepcifikat dalluese të mediave; të aftësojë studentin që në mënyrë autonome të raportojë për televizion, radio apo për media online; të aftësojë studentin për të zbatuar praktikat multimediale.
Ka për synim që studentët t’i njohë me procesin e redaktimit në media si një nga komponentët themelore të gazetarisë, pavarësisht llojit të medias. Në këtë lëndë studentët 1) do të mësojnë për redaktimin në kuptimin e gjerë të fjalës që ka të bëjë me përzgjedhjen, duke u fokusuar tek përzgjedhja e lajmeve, si dhe 2) në kuptimin primar të fjalës që ka të bëjë me procesin e krijimit të lajmit ose kronikes deri në përgatitjen finale të saj. Kursi ka për qëllim që studentëve të rinj t’ua krijojë idenë për gjykimin e drejtë editorial në të gjitha zhanret e gazetarisë: a) duke ua mësuar atyre praktikat më të mira bashkëkohore dhe b) parimet themelore të redaktimit si proces, c) të rrugës për zgjedhjen e asaj që duhet përfshirë apo përjashtuar në një rrëfim medial, d) duke u bazuar në standardet e përcaktuara për punën e medies, e) interesin publik dhe ndikimin që mund të ushtrojë mbi shoqërinë dhe individët e përfshirë në trajtim.
Lënda është një kurs semestral që synon t’u ofrojë studentëve mjetet, platformën dhe mbështetjen e nevojshme për të krijuar dhe prodhuar punën e tyre. Qëllimet specifike të kursit janë: të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme për krijimin e përmbajtjes informative në formate të ndryshme, duke përdorur mjete multimediale si kompjuterë, internet, regjistrues audio dixhital, videoregjistrues, kamera dhe telefona të mençur për të bërë krijuar storie si dhe për të parë efektet e tyre në rolin e gazetarisë në shoqëri.