Produksion Medial

Qëllimi dhe profili i programit

Programi BA Profesional në Produksion Medial është hartuar për të përgatitur studentët për krijimin e produkteve mediatike duke përdorur teknologjitë më të fundit. Programi është strukturuar për të zhvilluar kompetenca si të specializuara ashtu edhe të transferueshme, duke i pajisur studentët me ekspertizë të avancuar në produksionin televiziv, filmik dhe të medias dixhitale. Programi ofron njohuri të thella mbi teoritë e medias, teknikat e produksionit dhe strategjitë e angazhimit të audiencës, ndërkohë që nxit gjithashtu aftësitë teknike në montazhin e videove, dizajnin e zërit dhe median grafike. Përveç kësaj, studentët përsosin të menduarit e tyre kritik, mendimin krijues dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve, duke i mundësuar ata të përshtaten me trendet në zhvillim të industrisë dhe të zbatojnë vendimmarrje etike në prodhimin e medias.

Misioni

Misioni i programit BA Profesional në Produksion Medial është: ““me qasje inovative të mësimdhënies me studentin në qendër, me staf që janë kërkues shkencorë dhe me infrastrukturën më moderne mediale, të përgatisë operatorë mediatikë kreativ, profesional dhe ndërmarrës, të cilët duke operuar me përgjegjësi faktojnë realitetin shoqëror dhe rrjedhimisht përmirësojnë industrinë e medias në Kosovë dhe më gjerë”.

Objektivat udhëheqëse të programit BA Profesional në Produksion Medial janë si më poshtë:

Bartësit e programit tё studimit

Rezultatet e tё nxënit

Pas përfundimit me sukses tё programit tё studimit, studenti do tё jetë nё gjendje tё demonstroj këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Pranimi nё studime

Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 50 studentë për vit akademik.

Njohja e kualifikimeve

Në bazë të Rregullores për Studime Bachelor të Kolegjit AAB, njohja e kualifikimeve dhe transferi i studimeve rregullohen nga Nenet 6, 7 dhe 8 të kësaj rregulloreje. Këto nene përcaktojnë kushtet, kriteret dhe procedurat për pranimin e studentëve nga institucione të tjera të arsimit të lartë, mënyrën e realizimit të transferimit, si dhe procesin e njohjes dhe barazvlerësimit të lëndëve të studiuara më parë.

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BA Profesional nё Produksion Medial zgjasin 3 vite, 180 ECTS me gjithsej 6 semestra.

Niveli dhe Grada Akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike Bachelor Profesional në Produksion Medial.

Perspektivat e punësimit tё studentëve

Programi BA Profesional nё Produksion Medial është konceptuar për të përgatitur profesionistë që zotërojnë njohuri të avancuara në fushat e gazetarisë, prodhimit mediatik, komunikimit publik dhe menaxhimit të përmbajtjeve kreative. Studentët përgatiten për role profesionale si  producentë mediatik, redaktorë audiovizuel, kameraman, menaxherë të përmbajtjes digjitale, regjisor, ekspertë të komunikimit publik, si dhe sipërmarrës në industrinë mediale dhe kreative.

Përmes praktikave profesionale, projekteve të prodhimit mediatik dhe bashkëpunimeve me Televizionin ATV, agjencitë e komunikimit dhe prodhuesit e pavarur, studentët fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë praktike, që u mundëson të hyjnë me lehtësi në tregun e punës dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mediave bashkëkohore në Kosovë dhe më gjerë.

Metodat e vlerësimit

Metodat e vlerësimit të përdorura në programin Bachelor në Produksion Medial janë hartuar për të siguruar që studentët arrijnë objektivat e kurrikulës dhe rezultatet e të nxënit. Stafi akademik përdor një gamë të gjerë vlerësimesh, duke përfshirë vlerësime të bazuara në projekte që u mundësojnë studentëve të demonstrojnë aftësinë e tyre për të krijuar produkte të ndryshme mediatike. Njohuritë teorike vlerësohen përmes provimeve me shkrim, eseve dhe punimeve seminarike, të cilat i ndihmojnë ligjëruesit të përcaktojnë nëse studentët mund të zbatojnë në mënyrë efektive konceptet nga teoria dhe prodhimi mediatik.

Tё dhënat pёr kalueshmërinë, braktisjen e studimeve dhe punësimin

BRAKTISJA E STUDIMEVE <14%; PUNËSUESHMËRIA E STUDENTËVE >80%; SUKSESI I STUDENTËVE NË PROVIME 8.5

Tё drejtat e studentëve

Studentët e Kolegjit AAB, bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Studimeve BA, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete akademike, të përdorin shërbimet universitare si biblioteka dhe interneti, të përfaqësohen në organet e studentëve, të organizohen në shoqata jo-politike, të pajisen me dokumente zyrtare studentore dhe, pas përfundimit të studimeve, të marrin diplomën përkatëse. Studentët kanë të drejtë të paraqesin ankesa dhe kërkesa lidhur me çdo aspekt të procesit mësimor, vlerësimit apo çdo çështje tjetër që konsiderojnë se u pengon zhvillimin e tyre akademik dhe mirëqenien gjatë studimeve në kolegj.

Pjesëmarrja e studentëve nё proceset e sigurimit tё cilësisë

Në Kolegjin AAB, studenti është akter i barabartë i cili përfshihet në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e proceseve të sigurimit të cilësisë. Studentët janë pjesëmarrës aktiv në çdo grup punues apo punëtori në të cilën diskutohet politik bërja, planifikimi strategjik dhe vendimmarrja. Në veçanti, studenti merr pjesë në procedurat e sigurimit të cilësisë përmes:

Viti I

Semestri I
Bazat e Produksionit Radio-Televiziv I – 6 ECTS
Bazat e Shkrimit të Skenarit dhe Regjisë Televizive I – 6 ECTS
Bazat e Punes me Kamerë – 6 ECTS
Gjuhe Angleze I – 6 ECTS
Hyrje në Komunikime – 6 ECTS
Semestri II
Bazat e Produksionit Radio- Televiziv II – 6 ECTS
Bazat e Shkrimit të Skenarit dhe Regjisë Televizive II – 6 ECTS
Bazat e Montazhit – 6 ECTS
Kamere – Praktikë – 6 ECTS
Gjuhe Angleze II – 6 ECTS

Viti II

Semestri III
Montazhi Televiziv – 6 ECTS
Dizajn Grafik I – 6 ECTS
Produksioni Televiziv I (Organizimi i Punës në Televizion) – 7 ECTS
Produksioni Televiziv I – 6 ECTS
Gazetaria Televizive – 5 ECTS
Ndriçimi në TV dhe Film – 5 ECTS
Semestri IV
Montazhi ne Film – 6 ECTS
Dizajn Grafik II – 6 ECTS
Produksioni Televiziv II – 7 ECTS
Regji Televizive II – 6 ECTS
Gazetaria Online – 5 ECTS
Dizajni i Brendit në Media – 5 ECTS

Viti III

Semestri V
Menaxhimi i Produksionit – 6 ECTS
Praktike në Produksion – 6 ECTS
Praktika Televizive – 6 ECTS
Edukimi Mediatik – 6 ECTS
Reklamimi Televiziv – 5 ECTS
Etika ne Media – 5 ECTS
Semestri VI
Multimedia – 6 ECTS
Marketingu Digjital – 6 ECTS
Projekt-produksion – 6 ECTS
Menaxhimi Televiziv – 6 ECTS
Fotogazetaria – 6 ECTS