Programi Bachelor i Shkencave (BSc) në Teknik Laboratori në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB synon të përgatisë profesionistë të kualifikuar në fushën e diagnostikimit laboratorik dhe analizave biomjekësore, duke kombinuar njohuritë teorike me aftësitë praktike profesionale.
Programi synon të zhvillojë kompetenca në analizën e mostrave biologjike, interpretimin e rezultateve laboratorike dhe përdorimin e teknologjive moderne diagnostikuese në laboratorët mjekësorë, duke siguruar përgatitje të plotë për kërkesat e profesionit.
Studimet në këtë program fokusohen në kuptimin e proceseve biologjike dhe patologjike të organizmit të njeriut në nivel qelizor, biokimik dhe molekular, duke integruar njohuri nga biologjia, kimia, mjekësia dhe teknologjitë laboratorike.
Studentët fitojnë bazë të avancuar në disiplinat themelore si biologjia njerëzore, kimia për shkencat mjekësore, biofizika, anatomia dhe fiziologjia, si dhe në fusha profesionale klinike si hematologjia, mikrobiologjia, imunologjia dhe biokimia klinike.
Një komponent i rëndësishëm i programit është praktika profesionale, e cila zhvillohet në mënyrë progresive gjatë studimeve dhe u mundëson studentëve të aplikojnë njohuritë teorike në mjedise reale laboratorike dhe klinike.
Përmes përvojave praktike, studentët zhvillojnë aftësi në përdorimin e pajisjeve laboratorike, menaxhimin e cilësisë së analizave dhe respektimin e standardeve të sigurisë biologjike dhe laboratorike.
Misioni i programit BSc Teknik Laboratori është të përgatisë profesionistë shëndetësorë të kualifikuar, kompetentë dhe etikë, të aftë për të realizuar analiza laboratorike të sakta dhe të besueshme në përputhje me standardet profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përmes mësimdhënies cilësore, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit me institucionet shëndetësore, programi synon të përgatisë të diplomuar që kontribuojnë në përmirësimin e diagnostikës laboratorike, avancimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe më gjerë.
Programi u dedikohet individëve që synojnë të bëhen pjesë e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe të kontribuojnë në diagnostikimin e sëmundjeve, parandalimin e tyre dhe përmirësimin e shëndetit publik.
Programi është i përshtatshëm për studentë të interesuar për punë profesionale në laboratorë klinikë, spitale, qendra diagnostikuese dhe institucione të tjera shëndetësore, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Pas përfundimit të programit, të diplomuarit përgatiten për punësim në laboratorë klinikë dhe diagnostikues, institucione shëndetësore publike dhe private, qendra kërkimore biomjekësore, si dhe në industrinë farmaceutike dhe bioteknologjike.
Me përfundimin me sukses të programit BSc në Teknik Laboratori, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin BSc Teknik Laboratori, studentët fitojnë thirrjen akademike “Bachelor i Shkencave në Teknik i Laboratorit”.
Numri i vendeve të përcaktuara për studim në programin BSc Teknik Laboratori, sipas vendimit të AKA-së, është 80 studentë për vit akademik.
Studimet në programin BSc Teknik Laboratori zgjasin 3 vite, përfshijnë 180 ECTS dhe organizohen në gjithsej 6 semestra.
Programi i studimit BSc Teknik Laboratori ka këto qëllime:
Puna praktike përbën një komponent qendror të formimit profesional në programin BSc Teknik Laboratori dhe zhvillohet në mënyrë progresive përgjatë të gjashtë semestrave të studimeve.
Praktika fillon me ushtrime laboratorike dhe simulime në laboratorët e Kolegjit AAB, ku studentët zhvillojnë kompetencat themelore profesionale, njohuritë mbi sigurinë laboratorike, trajtimin e mostrave biologjike dhe përdorimin e pajisjeve laboratorike.
Në fazat e avancuara të studimeve, praktika profesionale realizohet në institucione reale shëndetësore, përfshirë qendra të mjekësisë familjare, spitale rajonale, Klinikën Universitare të Kosovës (QKUK), Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe qendra të specializuara diagnostikuese.
Përmes praktikës së mbikëqyrur, studentët aplikojnë njohuritë teorike në situata reale pune dhe zhvillojnë aftësi profesionale në kryerjen e analizave laboratorike, menaxhimin e proceseve diagnostikuese dhe respektimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
Mësimdhënia në programin BSc Teknik Laboratori organizohet përmes një kombinimi të ligjëratave teorike, seminareve, ushtrimeve laboratorike, trajnimeve praktike, studimeve të rasteve, simulimeve dhe praktikës profesionale në laboratorë klinikë dhe institucione të kujdesit shëndetësor.
Programi bazohet në një qasje të përqendruar te studenti dhe promovon të nxënit aktiv, zhvillimin e aftësive praktike laboratorike dhe përgatitjen profesionale për kërkesat e diagnostikimit modern laboratorik.
Vlerësimi në programin BSc Teknik Laboratori është i strukturuar në mënyrë që të masë arritjen e rezultateve të të nxënit dhe kombinon format e vlerësimit përmbledhës dhe formativ.
Vlerësimi përmbledhës realizohet përmes provimeve përfundimtare me shkrim, provimeve praktike, demonstrimit të kompetencave laboratorike, raporteve laboratorike, punimeve seminarike dhe analizave të rasteve praktike.
Vlerësimi formativ zhvillohet gjatë gjithë semestrit përmes kuizeve, detyrave laboratorike, aktiviteteve interaktive në klasë dhe laborator, eseve reflektuese, si dhe përmes monitorimit dhe feedback-ut të vazhdueshëm gjatë praktikës profesionale.