Shkenca Sociale

Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve është krejt unik në tërësinë e tij dhe nuk ka një program të ngjashëm në Kosovë dhe në rajon. Është një program që ngërthen në vete edukimin e fëmijëve të moshave të reja, orientimin dhe përcjelljen e zhvillimit të tyre psiko-fizik dhe socializmin e tyre.

Një vendi në tranzicion siç është Kosova, njerëzit e këtij profili i janë të domosdoshëm për të kapërcyer sa më lehtë dhe me sa më pak dhimbje procesin e transformimit shoqëror, ku fëmija është pasuria më e çmueshme dhe më e lëndueshme njëkohësisht.

Programi Mirëqenie dhe Kujdes ndaj Fëmijës është program mjaft i veçantë i cili nxjerr kuadro të specializuara për përkujdes profesional ndaj fëmijës. Të diplomuarit janë të përgatitur për të punuar me fëmijët e niveleve të ndryshme, para së gjithash si edukatorë, si mbikëqyrës çerdhesh e kopshtesh, si dhe ekspertë programesh të ndryshme sociale në kuadër të institucioneve që merren më kujdesin ndaj fëmijës.

Galeria