Puna e studentëve
Video Edukative për Fëmijërinë e Hershme
Këto video edukative janë realizuar nga studentët e nivelit master “Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve”– Kolegji AAB , në kuadër të lëndës “Integrimi i Teknologjisë në Edukim” nën mentorimin e prof. Lirika Bërdynaj-Syla.
Videot trajtojnë tema të ndryshme edukative për fëmijët parashkollorë dhe mund të përdoren nga edukatorët si material mbështetës.
1. Bota e kafshëve
Grupmosha: 4–6 vjeç
Qëllimi: Njohja e fëmijëve me botën e kafshëve të egra.
- Identifikojnë kafshë të egra.
- Përshkruajnë tiparet e tyre.
- Imitojnë lëvizjet dhe zërat.
2. Çdo fëmijë ka të drejtë
Grupmosha: 5–6 vjeç
Qëllimi: Ndërgjegjësimi për të drejtat e fëmijëve.
- Identifikojnë të drejtat e tyre.
- Shprehin mendime dhe ndjenja.
- Zhvillojnë vetëbesim.
3. Ditët e javës
Grupmosha: 4–6 vjeç
Qëllimi: Njohja me ditët e javës.
- Emërtojnë ditët e javës.
- I lidhin me aktivitete ditore.
- I përdorin në komunikim.
4. Figurat gjeometrike
Grupmosha: 5–6 vjeç
Qëllimi: Njohja e figurave bazë.
- Emërtojnë figurat.
- Klasifikojnë objekte.
- Krijojnë figura.
5. Format gjeometrike
Grupmosha: 4–5 vjeç
Qëllimi: Identifikimi i formave bazë.
- Emërtojnë format.
- Dallojnë objekte.
- Krijojnë forma kreative.
6. Muajt e vitit
Grupmosha: 4–5 vjeç
Qëllimi: Njohja me muajt e vitit.
- Identifikojnë muajt.
- I lidhin me stinët.
- Përdorin kalendarin.
7. Natyra në vjeshtë
Grupmosha: 5–6 vjeç
Qëllimi: Të njohin karakteristikat e vjeshtës.
- Identifikojnë ndryshimet në natyrë.
- Përmendin fruta dhe perime.
- Realizojnë aktivitete kreative.
8. Ndjenjat janë miq
Grupmosha: 5–6 vjeç
Qëllimi: Të njohin dhe shprehin ndjenjat.
- Identifikojnë ndjenja.
- I shprehin ato në mënyrë të sigurt.
- Tregojnë empati.
9. Trafiku dhe rreziqet në trafik
Grupmosha: 5–6 vjeç
Qëllimi: Të mësojnë rregullat e trafikut.
- Identifikojnë shenja rrugore.
- I lidhin me sjellje konkrete.
- Praktikojnë sigurinë.
10. Stinët e vitit
Grupmosha: 5–6 vjeç
Qëllimi: Të mësojnë për stinët.
- Identifikojnë katër stinët.
- Vërejnë ndryshimet në natyrë.
- Shprehin njohuritë në aktivitete kreative.