Fakulteti Ekonomik organizon Konferencën Studentore ku do të shtjellohen problematikat e punësimit të të rinjve

Me qëllim të shtjellimit të problematikave të punësimit të të rinjve, Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Studentore “Sfidat e punësimit të të rinjve në periudhë tranzicioni: kualifikim-punësim-avancim”.

Konferenca njëditore do të zhvillohet në Kolegjin AAB në Prishtinë, ndërsa i dedikohet kryesisht pjesëmarrjes së studentëve të nivelit master.

Në këtë konferencë fokusi do të jetë në shtjellimin e këtyre temave:

  • Politikat aktive dhe pasive të tregut të punës në Kosovë
  • Sfidat e menaxherëve në ekonominë e bazuar në dije
  • “Big Data” – epoka e re e marketingut

Të interesuarit për pjesëmarrje, abstraktet duhet t’ i dorëzojnë deri më 15 janar 2020, në email adresën: [email protected]

 Konferenca do të zhvillojë punimet më 08 shkurt 2020.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO